• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: Subvencionet e duhanit në nivel më të lartë historik, shuma prej 26 milionë euro do të vlejë edhe vitin e ardhshëm

Kovaçevski: Subvencionet e duhanit në nivel më të lartë historik, shuma prej 26 milionë euro do të vlejë edhe vitin e ardhshëm

 Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA)  -  Subvencionet për kilogram duhan të dorëzuar këtë vit janë në nivel më të lartë historik prej 110 deri në 120 denarë, ndërsa Kombinati i Duhanit Prilep do ta rrisë për 10 për qind nga çmimi blerës i duhanit. Shuma e përcaktuar për këtë qëllim është 26 milionë euro dhe do të jetë e vlefshme edhe për vitin e ardhshëm, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në pyetjen e deputetit Petar Risteski nga VMRO-DPMNE.

 Sipas Risteskit, më shumë se 130.000 prodhues të duhanit janë të pakënaqur me çmimin blerës i duhanit, i cili është 300 denarë, ndërsa ka shprehur pakënaqësi edhe për politikën agrare e Qeverisë, e cila, siç tha, ka sjellë rënie rekord të prodhimit të duhanit në vend, nga niveli më i ulët prej 13 milionë kilogramë duhan.

 "Fatmirësisht për prodhuesit e duhanit, sivjet subvencionet do të jenë më të larta, dhe shuma që është përcaktuar prej 26 milionë euro gjatë këtij viti, do të jetë e vlefshme edhe për vitin e ardhshëm, pa marrë parasysh se rendimentet janë ulur",  tha Kovaçevski.

 

Sipas Kovaçevskit, tani subvencione marrin bujqit e vërtet, edhe atë 30 për qind avancë, ku pagesa bëhet tashmë në javën e fundit të vitit dhe më pas do t'u paguhet pjesa tjetër prej 100 për qind.

 Foto: MIA Arkivi/Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR