Kovaçevski: Siç e shoh mesazhi i Ahmetit është për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nuk ka dashur të komentojë deklaratën e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili u ka bërë thirrje të gjitha partive shqiptare të bashkohen për një front të përbashkët në Evropë. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, kryeministri tha se nuk ka frikë se numri i ministrave shqiptarë në Qeveri do të rritet me hyrjen eventuale të partive të tjera shqiptare në koalicionin qeverisës.
- Post By Sara Ademi
- 17:19, 21 mars, 2023
Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nuk ka dashur të komentojë deklaratën e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili u ka bërë thirrje të gjitha partive shqiptare të bashkohen për një front të përbashkët në Evropë. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, kryeministri tha se nuk ka frikë se numri i ministrave shqiptarë në Qeveri do të rritet me hyrjen eventuale të partive të tjera shqiptare në koalicionin qeverisës.
"Ju duhet ta pyesni zotëri Ahmetin për një koment. Nuk mund t'i komentoj deklaratat e tij, por mesazhi është, siç e shoh, zoti Ahmeti, si dhe unë, si dhe kryetarët e partive që janë në koalicionin tonë qeveritar, janë pro anëtarësimit të Maqedonia e Veriut në BE", tha kryeministri në konferencën për shtyp në Qeveri.
I pyetur nëse ka frikë se numri i ministrave shqiptarë në Qeveri, do të rritet edhe më tej, Kovaçevski tha se nuk ka frikë nga kjo, sepse për të të gjithë njerëzit janë të njejtë dhe se përkatësia etnike nuk është profesion.
"Nuk kam pasur kurrë frikë në asnjë bazë në lidhje me cilindo person. Për mua të gjithë njerëzit janë të njejtë edhe para ligjit edhe para kritereve për vlerësim të profesionalitetit të tyre. Unë kam thënë disa herë se për mua përkatësia etnike nuk është profesion. Ne kemi njerëz jashtëzakonisht cilësor që janë maqedonas, shqiptarë, vllehë, turq, serb, romë, boshnjakë..., të gjithë që jetojnë në vendin tonë dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për përparimin e vendit tonë", tha Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se vendi i mori komplimentet më të larta për organizimin e bisedave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së të shtunën dhe të dielën në Ohër.
"Nga niveli i një vendi 31 vite më parë, në nivelin e sotëm të jemi vend anëtar i NATO-s, një vend që negocion me BE-në, një vend që kryeson OSBE-në në vitin më të vështirë për kontinentin evropian, një vend në të cilin marrëveshjet e Procesit të Berlinit janë nënshkruar ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe çfarë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe për të cilën duhet të jemi jashtëzakonisht krenarë të gjithë - një vend që në të kaluarën, pas vendeve të ndryshme, ishte pjesë e negociatave në tryezat e negociatave, të shtunën dhe të dielën ne ishim vendi që iu dha besimi për të organizuar negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, diçka që e bëmë në nivelin më të lartë. Dua të falënderoj të gjitha institucionet dhe ku nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë morëm komplimente dhe falënderime për gjithçka që bëmë dhe që organizuam për një Ballkan paqësor dhe për një Ballkan që po shkon drejt BE", tha Kovaçevski. sa/