• e premte, 22 nëntor 2024

Kovaçevski: Ramazan Bajrami është festë e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, le të vazhdojshmë të ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë

Kovaçevski: Ramazan Bajrami është festë e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, le të vazhdojshmë të ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë

Shkup, 10 prill 2024

Kryetari i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, u dërgoi urim qytetarëve të besimit islam me rastin e festës së madhe fetare Ramazan Bajram.

"“Të gjithë pjesëtarëve të besimit islam në vendin tonë, u uroj festën e madhe Ramazan Bajramin.

 

Në këto ditë festive, ju dëshiroj urime të sinqerta për gëzim, paqe, mirëqenie dhe forcë shpirtërore.

Ramazan Bajrami është festë e respektit, solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, pikërisht mbi këto vlera e ndërtojmë së bashku shoqërinë tonë, e cila është e barabartë për të gjithë dhe pikërisht me këtë veçori tonën e integrojmë shtetin në familjen e madhe evropiane të kombeve dhe shteteve”, thuhet në urimin e kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR