• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski paralajmëroi takim me drejtorin e RTVM-së

Kovaçevski paralajmëroi takim me drejtorin e RTVM-së

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski planifikon të caktojë takim me drejtorin e RTVM-së që të shihet se çfarë marrëveshje është nënshkruar, si shkon sinjali jashtë dhe çfarë shërbimi merr servisi ynë kombëtar në pjesën e transmetimit të programit në shtetet e tjera.

"Është nënshkruar një marrëveshje për transmetim të televizionit bullgar tek ne dhe për televizionin tonë në Bullgari, që është bërë atëherë, por ndërkohë, dhe kjo është një pyetje që duhet t'i shtrohet drejtorit të RTVM-së dhe udhëheqësisë, është ndërprerë marrëveshja për servisin përmes të cilit mund ta marrin sinjalin shtetet e tjera nga RTVM-ja. Ata kanë bërë një lloj marrëveshje që teknikisht duhet të shpjegohet, ofruesi i shërbimit nuk mundëson shkarkimin pa pagesë të sinjalit nga operatorët në shtete të tjera. Problemi është krijuar që më herët. Kam biseduar me një pjesë të institucioneve përgjegjëse për fushën mediatike dhe për këtë çështje planifikoj të thërras një takim me drejtorin e RTVM-së ku do të marrin pjesë edhe institucionet e tjera që të shihet se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar, si  shkon sinjali jashtë dhe çfarë shërbimi merr servisi ynë kombëtar në pjesën e transmetimit të programit në shtete të tjera. Të kontrollojmë edhe në shtete të tjera ka mundësi të shkarkohet sinjali  i RTVM-së dhe atje të shihet nga ana e qytetarëve tanë", tha Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së sotme në një market në lagjen Taftalixhe të Shkupit. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR