Kovaçevski nuk i zbuloi bartësit e listave, e konfirmoi vetëm emrin e Llukarevskës, tha edhe se Asaf Eisin nuk është konsultant i tij
- Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski as sot, dy ditë para kongresit partiak, nuk i zbuloi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare. Vetëm konfirmoi se Sanja Llukarevska sigurisht do të jetë bartëse e listës në njërën prej njësive zgjedhore, por nuk e përmendi cilën.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:13, 21 mars, 2024
Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski as sot, dy ditë para kongresit partiak, nuk i zbuloi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare. Vetëm konfirmoi se Sanja Llukarevska sigurisht do të jetë bartëse e listës në njërën prej njësive zgjedhore, por nuk e përmendi cilën.
Lidhur me informatat në opinion se kinse Llukarevska është zhvendosur në njësinë e tretë zgjedhore, ndërsa në të dytën thehet Oliver Spasovski, Kovaçevski në mënyrë decide tha se "askush askund nuk është zhvendosur".
Në pyetjen cilat janë propozimet e tij dhe në cilin, ai, si lider i partisë, sheh bartës, Kovaçevski tha se nuk do të përgjigjet.
"Kjo është pyetje në të cilën nuk do të përgjigjem sepse edhe kur bëhej fjalë për kandidat presidencial të shtetit, iu përmbajta aspektit etik dje dispozitave statutare të LSDM-së, sepse fjalën e fundit e japin organet e partisë, dhe jo vetëm një person. Siç ishte me kandidatin presidencial Pendarovski i cili unanimisht u konfirmua me votim në kongres, njejtë do të jetë edhe për bartësit dhe kandidatët për listat e deputetëve", nënvizoi Kovaçevksi.
Lidhur me anketën e RTVM-së, sipas të cilës VMRO-DPMNE ka epërsi shumë më të madhe se LSDM, Kovaçevski vlerësoi se bëhet nga një institut i afërt me VMRO-DPMNE-në.
I pyetur nëse eksperti izraelit, Asaf Eisin është konsultant i LSDM-së, nëse ai do ta udhëheqë fushatën, sa kushtojnë shërbimet e tij dhe nga cilat para do të paguhen, Kovaçevski u përgjigj se nuk ka një konsultant të tillë.
Para deklaratës për mediumet, lideri i LSDM-së mbolli një pemë. Duke folur për aksionin për gjelbërim të Komunës Qendër, vlerësoi se Shkupi është lënë pas dore.
"Shkupi është lënë pas dore, sikur të mos ketë kryetar dhe Këshill. Jam i lumtur që në mandatin tim ekologjia ishte lartë në agjendë, posaçërisht nga aspekti i burimeve ripërtëritëse të energjisë", theksoi Kovçevski. ab/
Foto: МIА