• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Nëse i përmbahemi kornizës së negociatave, nuk ka nevojë të mendojmë për kërkesa të reja

Kovaçevski: Nëse i përmbahemi kornizës së negociatave, nuk ka nevojë të mendojmë për kërkesa të reja

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Nëse i përmbahemi Kornizës së negociatave, atëherë nuk ka nevojë të mendohet për ndonjë kërkesë shtesë nga askush, sepse në atë dokument thuhet gjithçka, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, i cili për gazetën gjermane “Frankfurter algemajne cajtung” (FAC) deklaroi se Maqedonia e Veriut është vendi më i maltretuar në procesin e zgjerimit të BE-së, por se është i sigurt se Bullgaria do të formulojë vazhdimisht kërkesa të reja. 

Kovaçevski sot pas vizitës në çerdhen “13 Nëntori” me rastin e “Javës së fëmijëve”, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Osmanin dhe zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe sipas tij deklarata e shefit të diplomacisë është shumë e qartë dhe nuk dallon nga deklaratat e tij në të kaluarën dhe as nga deklaratat e tjera për këtë temë.

Ai theksoi se ne kemi miratuar një kornizë negociuese, të miratuar nga 27 shtete anëtare të BE-së, të cilës, siç tha ai, i përmbahen të gjitha vendeve të udhëhequra nga Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

"Nga ana tjetër, opozita, duke dashur të zvarritë procesin, duke dashur ta izolojë përsëri vendin, mund t'i japë Bullgarisë mundësinë të thotë: Shikoni, ata nuk duan t'i përmbushin obligimet tona, dhe BE-ja i përmbush obligimet e veta, sepse ne kemi Kornizën e negociative me BE-në, nuk e kemi Kornizën e negociative me Sofjen", tha Kovaçevski.

Ai shtoi se skriningu po bëhet në Bruksel dhe jo në ndonjë qytet tjetër dhe prandaj duhet fokusuar në përmbushjen e asaj që është në Kornizën e negociative.

Kryeministri përmendi se Bullgaria ka pasur një numër të madh kërkesash në periudhën e kaluar dhe ato kërkesa kanë qenë objekt i negociatave këmbëngulëse dhe të vështira, në të cilat është përfshirë edhe presidenca franceze gjatë vitit të kaluar.

Ai kujtoi mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe shtoi se ajo që mbetet për të bërë është përfundimi me sukses i procesit të skriningut, përgatitjen e dokumenteve që i referohen udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, për demokracinë dhe për të drejtat e pakicave të të gjitha komuniteteve. qa/ab/

QËNDRONI TË LIDHUR