Kovaçevski: Në përqindjen më të madhe jemi harmonizuar me Aleancën për Shqiptarët, nuk kemi diskutuar për zgjidhje kadrore
- Supozimet themelore të kësaj shumice qeveritare janë në përputhje me atë që përfaqëson Aleanca për Shqiptarët, ndërsa ajo është partneriteti strategjik me SHBA-të, vazhdimi i rrugës drejt int
Shkup, 31 janar 2023 (MIA) - Supozimet themelore të kësaj shumice qeveritare janë në përputhje me atë që përfaqëson Aleanca për Shqiptarët, ndërsa ajo është partneriteti strategjik me SHBA-të, vazhdimi i rrugës drejt integrimeve evropiane, miratimi i të gjitha ligjeve reformuese dhe të gjitha vendimeve të nevojshme për vazhdimin e rrugës drejt BE-së, tha sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski para mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, në përgjigje të pyetjes për takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe mundësitë për bashkim të kësaj partie në koalicionin qeverisës.
Kryeministri theksoi se më së shumti kanë rënë dakord me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa e të gjitha aspekteve të tjera për bashkëpunim të mundshëm, bisedimet do të vazhdojnë.
"Në takimin me Aleancën për Shqiptarët diskutuam në radhë të parë për procesin e skriningut që ka vendi me BE-në, kryesimin e OSBE-së, dialogun strategjik që po zhvillojmë me SHBA-në dhe planin e veprimit që po përgatitet nga Qeveria dhe biseduam për zgjerimin e mundshëm të shumicës qeveritare me Aleancën për Shqiptarët. Nuk kemi biseduar për zgjidhje kadrovike", tha Kovaçevski.
Ai shtoi se në ditët në vijim do të kenë takime edhe me Alternativën.
Ndryshe, në seancën e sotme të rregullt të Bordit Ekzekutiv, siç tha, do të diskutohet për gjendjen aktuale në vend, por edhe do të njoftohen anëtarët e Bordit për takimin e sotëm me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. ls/