• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e obliguar t'i fillojë procedurat për fillim të aktiviteteve për projektim të korridoreve

Kovaçevski: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e obliguar t'i fillojë procedurat për fillim të aktiviteteve për projektim të korridoreve

Shkup, 28 prill 2023 (MIA) - Qeveria në pajtim me Marrëveshjen, përkatësisht në pajtim me Ligjin për ndërtim të Korridorit 8 dhe Koridorit 10d e angazhoi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve t'i fillojë të gjitha procedurat e nevojshme për fillim të aktiviteteve për projektim, angazhim të të gjitha resurseve të nevojshme për fillim të punëve dhe për bërjen e transaksioneve të mjeteve financiare që janë në pajtim me Marrëveshjen dhe të cilat janë për fillimin e punëve, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas kontrollit të punëve në rrugën e shpejtë Rankovc - Kriva Pallankë, Kovaçevski tha se nuk ekzistojnë kurfarë penalltish dhe se ato janë gënjeshtra të opozitës.

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi pohon se marrëveshja është sipas rregullave të Fidik.

"Kur kompanitë fillojnë me punë, bëjmë pagesa avansi për mobilizim të kompanisë që do ta bëjë ndërtimin, por edhe për të gjitha shpenzimet e tjera. Gjithçka është sipas marrëveshjes me 'Behtel dhe Enka' dhe sipas progrmait që ka kaluar në Qeveri për pagesa të të gjitha atyre mjeteve. Ne i respektojmë marrëveshjen dhe programin e Qeverisë, sepse ato mjete janë mjete buxhetore dhe jemi në rrjedhë t'i realizojmë të gjitha ato transaksione që dalin nga marrëveshja", deklaroi sot Rrustemi. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR