• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kovaçevski: Me Borellin jemi dakord se integrimi ynë evropian duhet të vazhdojë

Kovaçevski: Me Borellin jemi dakord se integrimi ynë evropian duhet të vazhdojë

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka një perspektivë të qartë integruese evropiane dhe si Qeveri kemi një vendosmëri reale për të punuar në futjen e standardeve dhe vlerave evropiane, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell.

Kryeministri theksoi se në takimin me Borellin u pajtuan që integrimi ynë evropian duhet të vazhdojë. Siç theksoi ai, është një proces që ka filluar dhe nuk do të ndalet deri në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Kovaçevski sqaroi se është krenar për rolin dhe qasjen tonë konstruktive gjatë kryesimit me Organizatën dhe shpreson se në Këshillin e Ministrave këtu në Shkup do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e kësaj Organizate të rëndësishme dhe më të madhe në Evropë.

Lidhur me procesin e skriningut, kryeministri informoi se kemi prezantime cilësore në të gjithë kapitujt dhe siç tha ai, komentet nga ana e Komisionit Evropian, janë të shkëlqyera.

Kovaçevski shtoi se Maqedonia e Veriut ka një përqindje të mirë të përputhshmërisë me kornizën ligjore dhe në zbatimin e ligjeve.

"Raporti i procesit të skriningut do të jetë një udhërrëfyes me të cilin do të forcojmë fokusin në reformë, në administratën publike, mekanizmat për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe promovimin e ekonomisë së tregut në vend. Procesi i skriningut u zhvillua me tempo të parashikuar, ne e mbajtëm dinamikën gjatë gjithë procesit dhe presim që të përfundojë javën e ardhshme", tha Kovaçevski.

Ai shtoi se si Qeveri nuk lejuan që kontestet e brendshme politike të anashkalojnë reformat e nevojshme për përafrimin e standardeve dhe ligjeve të BE-së dhe as të komplikojnë apo vështirësojnë procesin e skriningut.

Me përfaqësuesin e lartë, siç nënvizoi ai, diskutuan edhe për planin e zhvillimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe u pajtuan se ai do t'i japë një shtysë të re të fortë procesit të integrimit evropian.

Plani, siç tha ai, kërkon vazhdimin e proceseve reformuese që na presin, për të cilat kemi vullnetin dhe njohurinë dhe kapacitetin politik për t'i përmbushur ato.

Ai sqaroi se e informoi përfaqësuesin e lartë se menjëherë pas prezantimit zyrtar të planit, në mënyrë aktive është punuar në krijimin e strukturës për zbatimin e tij dhe para dy javësh këtu në Shkup kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm koordinues me përfaqësuesit e vendeve fqinje. sa/

Foto/printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR