• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski: LSDM-ja do të ketë kandidat presidencial, vendimi është i BDI-së nëse do ta mbështesë apo do të shkojnë me kandidat të tyre

Kovaçevski: LSDM-ja do të ketë kandidat presidencial, vendimi është i BDI-së nëse do ta mbështesë apo do të shkojnë me kandidat të tyre

 Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - LSDM-ja kandidatin presidencial të saj do ta ketë në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm dhe ai do të mbështetet nga partnerët tanë të koalicionit. Kandidati ynë tani dhe në të kaluarën, dhe qeveritë tona kanë treguar se me ne është një Maqedoni evropiane, Maqedonia me anëtarësim të plotë në NATO, me të tjerët nuk ka, deklaroi sot në Shkup kryetari i LSDM-së dhe ish-kryeministër Dimitar Kovaçevski.

 "LSDM-ja kandidatin e saj presidencial do ta ketë  në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm. Kandidati presidencial që do të propozojmë ne  do të mbështetet nga partnerët tanë të koalicionit. Sa kandidatë presidencialë do të ketë në vend varet nga partitë politike. Nuk do të ndërhyj nëse një parti politike do të kandidojë apo jo një kandidat presidencial, nëse ndonjl individ do të kandidohet. Megjithatë, ne jemi një shoqëri demokratike dhe çdo kandidat, çdo parti politike ka të drejtë të kandidojë për çdo funksion. Ajo që di është se kandidati ynë për president do të mbështetet nga partitë politike që kanë janë me ne në koalicion, të cilët do të jenë në zgjedhjet e ardhshme me ne në koalicion, me të cilin tashmë po fillojmë bisedimet lidhur me paraqitjen konkete  në zgjedhje, Kovaçevski pas pjesëmarrjes  në panel diskutim me studentë me temën "Në karrigen studentore: Perspektiva për politika, progres dhe ndryshim".

 Në pyetjen e gazetarëve ai theksoi se BDI-ja ka opsion ose ta mbështesë kandidatin presidencial që do ta propozojë LSDM-ja ose të kandidojë presidentë të saj dhe potencoi se ky është një vendim që duhet ta marrë  BDIja.

 "LSDM-ja do të ketë   kandidat presidenciaë dhe  u bëjmë thirrje të gjitha partive politike progresive, individëve, organizatave joqeveritare, organizatave që ta mbështesin atë kandidat dhe të na bashkohen në atë koalicion.  Ato parti individuale, organizata që duan të bashkohen, kuptohet përmes bisedës, për të mbështetur një kandidat të tillë, dhe kandidati ynë edhe tani edhe në të kaluarën, dhe qeveritë tona kanë treguar se ka një Maqedoni evropiane me ne, ka Maqedoni me anëtarësim të plotëfuqishëm në NATO. Me te tjeret nuk ka, sepse treguar 11 vjet, dhe katër më parë,  as ka BE, as ka NATO, ata qe duan do na bashkohen, ata që konsiderojnë  se duhet të dalin  me kandidat të tyre, ne jemi një shoqëri demokratike dhe secili del me kandidatë në mënyrë që konsiderojnë se duhet të paraqiten. Kështu që asnjëherë nuk është thënë, biseduar se diçka duhet të ndodhë", thekson Kovaçevski.

 Ai tha se me Ali Ahmetin ditëve të fundit  nuk janë parë, por paralajmëroi se ata të dy do të  takohen një të ardhme të afërt.

"Ne kemi pasur takime në partinë tonë me shtabin ekzekutiv, me komisionet etj., sepse po punojmë  për finalizimin e Programit për zgjedhjet, dhe për përcaktimin e detajeve lidhur me paraqitjen në zgjedhje, si në parti, ashtu edhe me partnerët e koalicionit.  Me siguri do të takohemi në të ardhmen e afërt. Por, partitë janë ato që vendosin, ashtu siç vendos LSDM-ja të gjitha partitë gjithashtu vendosin", tha Kovaçevski. 

 Për kandidimin të mundshëm të Ahmetit për kandidat presidencial, kryetari i LSDM-së u përgjigj se përgjigje duhet të kërkojnë në BDI.

"Ne do ta kemi kandidatin tonë për president, e nëse do të kandidohet dhe kush do të jetë kandidat i BDI-së, këtë duhet t'i pyesni ata, unë nuk mund t'ju përgjigjem, as megjithatë nuk kam ndonjë informacion, thotë kryetari i LSDM-së Kovaçevski. 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR