Kovaçevski: Kontrollimi i gjendjes pronësore të punonjësve të Doganës nuk do të thotë veting
- Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se propozimi i tij për t'u kontrolluar gjendja pronësore e nëpunësve doganor, do të kontrobuojë në rritjen e transparencës dhe kredibilitetit shoqëror të institucionit.
- Post By Sara Ademi
- 12:59, 20 qershor, 2023
Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se propozimi i tij për t'u kontrolluar gjendja pronësore e nëpunësve doganor, do të kontrobuojë në rritjen e transparencës dhe kredibilitetit shoqëror të institucionit.
Kontrolli i gjendjes pronësore, siç theksoi, mund të bëhet përmes internetit dhe nuk do të thotë veting.
"Mendoj se nëse kjo zbatohet në Dogana, do të rritet transparenca e tyre, do të fitojnë në peshë dhe në kredibilitet shoqëror, sepse nëse dikush nuk ka ç'farë të fsheh, nuk ka nevojë të na mbështesë një proces i tillë", tha sot Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Kovaçevski dje në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me kërkesat e të punësuarve në Drejtorinë Doganore dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike tha se do të ishte mirë të kontrollohet gjendja pronësore e të punësuarve në këto dy institucione.
Në lidhje me vetingun, Kovaçevski sot tha se është për veting me të cilin do të përfshihen të gjithë faktorët shoqëror dhe i cili, sipas tij, duhet të bëhet sipas shembullit të vendeve të zhvilluara.
"Unë dhe partia ime politike jemi për veting, por vetingu i cili do t'i përfshijë të gjithë funksionarët shoqëror dhe duhet të definohet nëse të përfshihen edhe pjesët tjera të shoqërisë sepse me resurset shoqërore nuk menaxhojnë vetëm politikanët e zgjedhur dhe të emëruar, por edhe njerëzit të cilët për shembull shfrytëzojnë koncesione, frekuentime...", tha Kovaçevski. sa/
Foto: Printskrin