• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ideali shekullor për pavarësi është motivi i sotëm- nga Republika e Maqedonisë së Veriut të krijojmë shtet evropian dhe prosperues

Kovaçevski: Ideali shekullor për pavarësi është motivi i sotëm- nga Republika e Maqedonisë së Veriut të krijojmë shtet evropian dhe prosperues

Shkup, 23 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dërguar mesazh urimi me rastin e 23 tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase.

Kovaçevski porosit se “vazhdimësia e luftës për liri dhe kontributi i revolucionarëve në realizimin e idealit shekullor të shtetit të pavarur maqedonas është motivi i sotëm, nga Republika e Maqedonisë së Veriut të krijojmë shtet evropian dhe prosperues”.

"Në Ditën e sotme të luftës revolucionare maqedonase, me krenari përmendim revolucionarët maqedonas dhe përpjekjen, këmbënguljen dhe guximin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për liri, sovranitet, pavarësi dhe shtetësi maqedonase. Kontinuiteti i luftës për liri dhe kontributi i revolucionarëve në realizimin e idealit shekullor të shtetit të pavarur maqedonas është motivi i sotëm, nga Republika e Maqedonisë së Veriut të krijojmë shtet evropian dhe prosperues. Të bashkuar, me guxim dhe hapa të përshpejtuar të vazhdojmë në rrugën evropiane dhe të sigurojmë të ardhme prosperuese për fëmijët tanë. Gëzuar 23 Tetorin, Ditën e luftës revolucionare maqedonase", thekson kryeministri në urimin e publikuar në profilin e tij në Fejsbuk.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR