• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Gjyqësia dhe prokuroria janë të pavarura dhe vetëm ata mund të japin përgjigje për proceset që kanë të bëjnë me to 

Kovaçevski: Gjyqësia dhe prokuroria janë të pavarura dhe vetëm ata mund të japin përgjigje për proceset që kanë të bëjnë me to 
Shkup, 24 gusht 2022 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se si pjesë e pushtetit ekzekutiv nuk dëshiron dhe nuk guxon të ndërhyjë në punën e organeve të drejtësisë, e me këtë komenton edhe suspendimin e prokurores publike Vilma Ruskovska. "Ato institucione nuk janë në kuadër të Qeverisë, bëhet fjalë për prokurorinë dhe gjyqësorin, ndaj për të gjitha deklaratat dhe për të gjitha elementet dhe faktet në lidhje me ato procese, janë të vetmit që do të mund të japin informata shtesë, thotë kryeministri Kovaçevski në një bisedë për “Tema e ditës” në TV Sitel, në lidhje me qëndrimin e Ruskovskës se në shkarkimin e saj janë përfshirë anëtarë të ish-qeverisë. Dhe nëse diçka duhet të hetohet, theksoi ai, duhet të bëhet nga prokuroria. "Unë besoj se Qeveria nuk duhet të ndërhyjë as në punën e prokurorisë dhe as të gjyqësorit. Ata kanë sistemin e tyre të punës dhe funksionimit, tha kryeministri. Sipas tij, prokuroria dhe gjyqësori janë të pavarura nga Qeveria dhe nga ekzekutivi në përgjithësi. Ai theksoi se sipas rregullores sonë janë të pavarur në kryerjen e përgjegjësive të tyre. Ajo që është e detyruar të bëjë Qeveria, ndër të tjera, është që të përgatisë zgjidhjet e duhura ligjore dhe të sigurojë një buxhet të pavarur, gjë që tashmë e ka bërë. Gjithashtu, theksoi kryeministri, edhe në kushtet e krizës, pagat e tyre janë rritur dhe nuk kanë rënë as investimet kapitale, as për drejtësinë dhe as për prokurorinë. Ajo që mund të bëj, theksoi kryeministri Kovaçevski, është të apeloj kur një institucion punon në mënyrë të pavarur dhe ka një buxhet të pavarur që nuk ka ardhur nga askund, por paguhet nga taksapaguesit, ai institucion duhet të reagojë me punë efikase dhe kështu të fitojë besimin Е qytetarëve. „Ju vetë thatë se ka sondazhe të opinionit publik që thonë se besueshmëria e institucioneve në gjyqësor dhe në prokurori është vetëm tetë për qind, që do të thotë se vetëm tetë për qind e atyre që financojnë punën e tyre i konsiderojnë të besueshme. Prandaj mendoj se këto institucione duhet të rrisin performancën e tyre në përputhje me kompetencat e tyre për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e punës së tyre, tha Kovaçevski. Do të ishte e dëshirueshme, theksoi ai, nëse çdo institucion, përfshirë prokurorinë dhe gjyqësorin, do të mund të mburrej me transparencën në të cilën qytetarët që paguajnë taksa do të mund të dinin se sa çështje janë duke u proceduar, sa prej tyre janë proceduar dhe cili është rezultati. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR