• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski edhe një herë u kërkoi falje mediave për atë që tha më 19 shkurt

Kovaçevski edhe një herë u kërkoi falje mediave për atë që tha më 19 shkurt

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e mohoi se i ka quajtur mediat "hipokrite" dhe edhe njëherë kërkoi falje për atë që ka thënë më 19 shkurt, pas hapjes së shtabit të partisë më Kisella Vodë. 

Ai theksoi edhe se i pranon të gjitha reagimet, edhe nga shoqatat e gazetarëve dhe nga institucionet e tjera. 

"Atë që e thatë ju, nuk e kam thënë kështu. I pranoj të gjitha reagimet, si nga shoqatat e gazetarëve, ashtu edhe nga institucionet e tjera, dhe në vetë ngjarje thashë se jam gati të kërkoj falje menjëherë. Unë kërkova falje në vetë ngjarjen, dhe ja ku kërkoj falje edhe sot", tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se si i komenton reagimet e shoqatave të gazetarëve pasi ai i quajti mediat në një farë mënyre "hipokrite". 

Në pyetjen nëse kërkimfalja është e sinqertë, Kovaçevski u përgjigj me konfirmim.

"Po, po, sinqerisht", tha shkurt dhe informoi se tashmë ka biseduar edhe me kryetarin e SHGM-së.

"Kisha bisedë të gjatë edhe me kryetarin e SHGM-së në disa raste, sepse ai është dëshmitari më i mirë i asaj që ka ndodhur në vitin 2016", theksoi Kovaçevski.

Në pyetjen e gazetarëve se për cilat shtëpi mediatike ka menduar kur e ka thënë se "në bodrume do të ulërijnë dhe presin që LSDM t'i nxjerrë", Kovaçevski e mohoi se ka thënë ashtu.

"Nuk është e vërtetë, sepse po ta shikoni deklaratën, thashë që deri në vitin 2016 ajo ka ndodhur dhe nuk do të doja të shihja kohën kur përsëri do të përsëritej. Pra, nëse e shikoni të gjithë deklaratën, ndërsa ajo është regjistruar, atëherë është shumë e qartë ajo që kam thënë", theksoi Kovaçevski, i cili mori pjesë në ngjarjen me rastin e fillimit të punëve ndërtimore në Sallën Universale. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR