• e martë, 24 dhjetor 2024

Kovaçevski: Besoj se deri në vitin 2030 mund të bëhemi anëtare e BE-së, gjithçka varet se nga cila perspektivë i shihni punët

Kovaçevski: Besoj se deri në vitin 2030 mund të bëhemi anëtare e BE-së, gjithçka varet se nga cila perspektivë i shihni punët

Shkup, 20 qershor 2023 (MIA) - Mundësinë e qasjes më të madhe të kandidatëve për anëtarësim në fondet evropiane e paralajmëroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, por jo si zëvendësim për anëtarësim, por me qëllim të përmirësimit në performancën dhe kapacitetet e tyre”, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar nismën të cilën dje e promovoi ish presidenti Branko Cërvenkovski që t'u mundësohet vendeve të Ballkanit Perëndimor qasje në tregun e përbashkët evropian dhe fondet evropiane.

Kryeministri ka thënë se fqinjët tanë, anëtare të BE-së nga fondet evropiane marrin 11 herë më shumë ndihmë për kokë banori se sa vendet kandidate për anëtarësim.

"Në çdo takim me BE-në e theksojmë se kjo duhet të ndryshohet, sepse në këtë mënyrë do të zvogëlohet hendeku midis shteteve kandidate dhe shteteve anëtare të BE-së", shton Kovaçevski.

Lidhur me deklaratën e djeshme të Cërvenkovskit se "i duken jologjike deklaratat se nëse tani fillojmë negociatat pas 4, 5 apo 7 vitesh do të bëhemi anëtare e plotfuqishme e Unionit ose se lufta në Ukrainë krijon moment të ri që do ta përshpejtojë procesin e zgjerimit", Kovaçevski ka vlerësuar se qëndrimet varen se nga cila perspektivë shihen punët.

"Kishte pesimistë se ne nuk do të bëhemi asnjëherë anëtare e NATO-s, por u bëmë anëtare e NATO-s. Kishte njerëz që ishin pesimistë se kurrë nuk do të merrnim një kornizë negociuese – dhe morëm një kornizë negociuese. Kishte njerëz që thonin se asnjëherë nuk do të ndodhë nënshkrimi i Marrëveshjes me Fronteksin në gjuhë të pastër maqedonase, por ndodhi, prandaj është e rëndësishme t'i qëndrohet besnik qëllimit që duan qytetarët, e ai është anëtarësimi në BE dhe të punohet që ai qëllim të arrihet", theksoi kryeministri.

Sipas Kovaçevskit, nga këndvështrimi i kohës kur Cërvenkovski kryente funksionet e presidentit dhe kryeministrit të vendit, ka qenë praktikisht e pakuptueshme se do të të arrihet në një marrëveshje me Greqinë dhe se vendi do të bëhet anëtare e NATO-s, por nga perspektiva e sotme shohim se mund të arrihet marrëveshje dhe të anëtarësohemi në Aleancë.

"Po ashtu, askush nuk priste që vitin e kaluar do të marrim Kornizë negociuese, pas 17 vitesh pritje, por në fund të ditës së bashku me deputetët në Kuvend dhe me 27 shtete të BE-së miratuam Kornizën negociuese. Ashtuqë, unë besoj se ne deri në vitin 2030 mund të bëhemi anëtare e BE-së, nëse marrim vendimet që priten nga ne. Për këtë tashmë ka mbështetje dhe një dritare të hapur nga ana e BE-së", tha Kovaçevski.

QËNDRONI TË LIDHUR