• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vendimi për kufizimin e marzheve në seancë të Qeverisë, pritet të përfshihen mbi 100 grupe produktesh

Vendimi për kufizimin e marzheve në seancë të Qeverisë, pritet të përfshihen mbi 100 grupe produktesh

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria sot në seancë duhet ta marrë vendimin për kuizimin 10 ditor të marzheve në tregti me pakicë dhe shumicë. Vendimi, sipas paralajmërimeve do të vlejë deri më 30 prill dhe do të përfshijë mbi 100 grupe produktesh.

Siç informoi Qeveria krahas produkteve bazike ushqimore, vendimi do të përfshië edhe pajisje higjienike, ushqim për foshnje dhe produkte joushqimore, të cilët kanë shumë marzhë të lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazike të qytetarëve.

Vendimi do të merret në bazë të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit shitësit janë konstatuar se kanë mbi 20 për qind marzhe për produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind për produktet e higjienës personale, ndërsa importuesit dhe distributorët kanë shënuar marzhe më të larta, madje deri në 50 për qind.

Deri nesër, siç bëri të ditur zëdhënësja e qeverisë, kontrolle duhet të kryhen edhe te prodhuesit e qumështit, mishit, bulmetit dhe produkteve të mishit.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje sqaroi se tashmë e ka versionin punues të propozimit dhe se pret që sot të miratohet në seancë urgjente të qeverisë.

"Marzhi i shitjes me pakicë dhe shumicë është i kufizuar në 10 për qind. Pres që të ketë një ulje dramatike të çmimeve të atyre produkteve që realisht përdorin qytetarët. Ato janë zgjeruar duke përfshirë produkte higjienike, ushqim për foshnja dhe është përfshirë pothuajse gjithçka që përdorin qytetarët", deklaroi Mickoski.

Në seancë qeveritare të martën, Mickoski theksoi se është sjellë konkluzion që ministri i Ekonomisë dhe Punës të konvokojë takim pune dhe kooridjnim me të gjitha institucionet si Komisioni për Mbrojtjen e Konkrrencës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe të dalë në terret që ta zgjerojnë aksionin edhe në hipermarkete tjera tregtare në pjesën e teknikës së bardhë.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, dje duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare në Kuvend, tha se pret që së shpejti të mbahet një takim mes ministrive përkatëse dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe të arrihet një zgjidhje afatgjatë për çmime të qëndrueshme. Kjo, siç tha ministri Durmishi, së shpejti do të diskutohet në seancën e qeverisë.

– Deputetja Dijana Toska nga Fronti Evropian në seancën e sotme të kuvendit nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi kërkoi të sqarojë si ka ardhur deri te numrat se ka ulje të çmim

"Për punën e inspektoratit dua të them se pas 15 viteve për herë të parë kontrollohen çmimet e importuesve dhe tregtarëve. Ndërsa në muajt tetor dhe nëntor shënohet rënie, për shkak të masave të Qeverisë", tha Durmishi. 

Për bojkotin e marketeve, ministri Durmishi theksoi se është e drejtë legjitime e qytetarëve dhe e mbështet. Mbetet edhe te disa tregtarë të bëhen kontrolle dhe do të merren vendime adekuate. 

Ai theksoi se së shpejti pret takim ndërmjet ministrive të dikastereve dhe përfaqësues të institucioneve dhe të arrihet zgjidhja afatgjate për çmime të qëndrueshme. Për këtë, siç tha ministri Durmishi së shpejti do të bisedohet edhe në mbledhje të Qeverisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR