Kovaçevski: Asnjëherë më regjim, nuk u dorëzuam më 27 prill, nuk do të dorëzohemi as më 8 maj
- - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se 27 prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë sonë duke potencuar se ashtu siç ata nuk u dorëzuan atë ditë, ashtu nuk do të dorëzohen edhe më 8 maj.
- Post By Fitore Curri
- 15:39, 27 prill, 2024
Shkup, 27 prill 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se 27 prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë sonë duke potencuar se ashtu siç ata nuk u dorëzuan atë ditë, ashtu nuk do të dorëzohen edhe më 8 maj.
"Asnjëherë nuk do t'i harrojmë fotografitë nga e enjtja e përgjakshme, fotografitë e dhunuesve të nxitur nga VMRO-DPMNE të cilët sulmuan në Kuvend, bënë përpjekje që të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe të punësuar në shërbimet e kuvendit të cilët donin ta rrënonin rendin kushtetues. Më 27 prill para shtatë viteve, u pa se deri ku mund të shkojnë ndasitë dhe urrejtja, dëshira për tu përleshur me të gjithë ata që mendojnë ndryshe. Kjo është përkujtuese se sa lehtë një pushtet i rrezikshëm, i djathtë mund ta shkatërrojë stabilitetin dhe demokracinë, ta kthejë prapa shtetin. Atëherë nuk u dorëzuam nga lufta për të ardhme më të mirë të qytetarëve, për shtet të lirë dhe demokratik. Nuk do të dorëzohemi as tani. LSDM është parti e bërë nga material i fortë dhe gjithmonë në anën e vërtetë të historisë. Siç nuk u dorëzuam më 27 prill, nuk do të dorëzohemi as më 8 maj. Asnjëherë më regjim, shkroi kryetari i LSDM-së Kovaçevski në Fejsbuk. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s