• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski është optimist se inflacioni do të jetë nën gjashtë për qind deri në fund të vitit

Kovaçevski është optimist se inflacioni do të jetë nën gjashtë për qind deri në fund të vitit

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në fjalimin e tij pas vizitës në "Birrarinë" Shkup tha se deri në fund të vitit pret që inflacioni të jetë nën gjashtë për qind.

"Me të gjitha masat që po marrim, jam shumë optimist se do të arrijmë të ulim inflacionin nën gjashtë për qind deri në fund të vitit. Tashmë kemi treguar se mund ta dyfishojmë për vetëm një vit", theksoi Kovaçevski.

Sipas tij, rezultatet e masave për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë tashmë po japin efekte dhe kjo do të konfirmohet përmes të dhënave të reja për nivelin e inflacionit.

"Unë mendoj se kjo do të ndodhë sot ose nesër. Unë personalisht pres që inflacioni krahasuar me muajin e kaluar do të jetë jo më shumë se një për qind, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtin muaj nën katër për qind, theksoi kryeministri.

Ai paralajmëroi se do të zgjerohet lista e produkteve me "çmim të garantuar". Në të njëjtën kohë, tha, pret ulje të mëtejshme të çmimeve me ligjin e propozuar për praktikat e padrejta tregrate, me të cilin janë të mbuluar 26 praktika të padrejta tregtare. ls/ 

Foto: MIA printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR