• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostin: Komentet e Putinit për financimin e "Vagner"-it e zbulojnë rolin e grupit në luftën në Ukrainë

Kostin: Komentet e Putinit për financimin e

Kiev, 3 korrik 2023 (MIA) - Komentet e paradokohshme të presidentit rus Vladimir Putin për financimin shtetëror të kompanisë private ushatrake "Vagner" janë "diçka si dëshm e drejtpërdrejt" se grupi është formacion ilegal ushtarak i armatës ruse, pjesëtarë të së cilës marrin pjesë në luftën në Ukrainë, deklaroi kryeprokurori ukrainas Andrij Kostin.

Putin javën e kaluar deklaroi se"Vagner" dhe themeluesi i tij, Evgenij Prigozhin vitin e kaluar kanë marrë pothuajse dy miliardë dollarë nga Rusia.

Kostin sot mori pjesë në hapjen e Qendrës ndërkombëtare për përndjekje të agresionit në Hagë. Ai theksoi se zyra e tij e ka kategorizuar Prigozhin si të dyshuar gjatë kohës së hetimeve këtë vit dhe se luftëtarët e "Vagner" janë përgjegjës për disa nga krimet më serioze ushtarake nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Angazhimi i mercenarëve në konflikte ushtarake është i ndaluar me Konventën e Zhenevës.

"Pothuajse 93.000 raste të krimeve të mundshme të luftës të hetuara nga Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, një numër i madh janë kryer nga "Vagner". Grupi Vagner përbën një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për paqen dhe sigurinë në shumë vende, duke përfshirë Amerikën e Jugut, Afrikën dhe Lindjen e Mesme", tha Kostin.

Ai shtoi se Prigozhin tashmë dyshohet për vepra kriminale në Ukrainë, duke theksuar se "çështja kryesore është ndalimi i aktiviteteve të grupeve të këtilla". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR