Kostadinovski: Do t'i qëndroj besnik vetëm Gjykatës Kushtetuese dhe askujt tjetër
- Aktivizimi gjyqësor, kthimi i besimit të qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe në sundimin e ligjit, futja e shkencës në Gjykatën Kushtetuese, si dhe moskompromisi në përpjekjet për të ushtruar ndikim politik dhe çdo ndikim tjetër mbi Gjykatën apo mbi gjyqtarët kushtetues, do të jenë prioritetet kryesore të kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.
Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Aktivizimi gjyqësor, kthimi i besimit të qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe në sundimin e ligjit, futja e shkencës në Gjykatën Kushtetuese, si dhe moskompromisi në përpjekjet për të ushtruar ndikim politik dhe çdo ndikim tjetër mbi Gjykatën apo mbi gjyqtarët kushtetues, do të jenë prioritetet kryesore të kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.
"Nëse jemi të vetëdijshëm për realitetin tonë shoqëror dhe kushtetues, atëherë është e qartë se besimi i qytetarëve në institucionet e sistemit, besimi i qytetarëve në shtetin juridik është në nivelin më të ulët historik. Prandaj, është krejt e natyrshme për mua, si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, që prioritet mbi të gjitha prioritetet të jetë kthimi i besimit të qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe kthimi i besimit ndaj shtetit ligjor, i cili është në nivelin më të ulët në historinë e Gjykatës", tha Kostadinovski në një konferencë për shtyp, pas konferencës për gazetarët.
Siç theksoi, për realizimin e atij prioriteti nevojiten disa hapa apo sfida - i pari është moskompromisi në sigurimin e autonomisë dhe pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese.
I dyti do të jetë moskompromisi im në përpjekjet për çdo ndikim politik dhe çdo lloj natyre tjetër në Gjykatë apo te gjyqtarët kushtetues. Kultura kushtetuese dhe juridike do të jetë e lartë në axhendën time", tha ai.
Aktivizmi gjyqësor, shtoi ai, gjegjësisht ringjallja e një prej funksioneve tona të atrofizuara, fillimi i procedimeve me iniciativë, do të jetë gjithashtu lartë në axhendën time.
Si sfidë ai përmendi edhe transparencën dhe hapjen e Gjykatës, e cila do të vazhdojë sipas standardeve më të larta, duke bërë të ditur se gjatë mandatit të tij do të ketë bashkëpunim më intensiv dhe prezencë më të madhe të shkencës në Gjykatën Kushtetuese.
"Për punë më intensive me shkencën, si gjyqtarë kemi tema dhe dilema të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore dhe shpesh kemi mendime kontradiktore. Gjithmonë kam menduar se do të ishte e dobishme të thërrisnim profesionin dhe shkencën për ndihmë", thotë ai.
Paralajmëroi edhe transmetim të seancave të Gjykatës Kushtetuese drejtpëdrejt, me qëllim përmirësimin e transparencës dhe hapjes ndaj opinionit publik.
Në pyetjen e gazetarëve nëse me iniciativë të vetën do ta hap rastin për mbajtjen e dy pozitave apo dilemën për kushtetutshmërinë e betimit të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, ai thotë se për momentin nuk mund të thotë se cili rast do të inicohet. mb/
Foto: MIA