• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Nëse Sindikata ka njohuri për mobing në Filarmoni, ekzistojnë instanca se ku duhet të paraqitet kjo

Kostadinovska Stojçevska: Nëse Sindikata ka njohuri për mobing në Filarmoni, ekzistojnë instanca se ku duhet të paraqitet kjo

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska në konferencën e sotme për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me peticionin e të punësuarve në Filarmoni për shkarkim të drejtorit, potencoi se nëse Sindikata e kulturës në këtë institucion ka njohuri të caktuara për mobing nga ana e drejtorit, ekzistojnë instanca se ku duhet ta paraqesin atë dhe ai do të sanksionohen në mënyrë adekuate.

"E lexova kumtesën e tyre sot. Në adresë të gabuar drejtojnë akuza për mobing dhe punë jo të drejtë të Filarmonisë. Ka instanca ku duhet të paraqitet kjo, por nuk është zgjidhje grumbullimi i nënshkrimeve, i cili me atë rast është diskutabil. Po afrohen zgjedhjet dhe ndoshta kjo është mundësia e tyre të tregojnë fuqi para eprorit të tyre. E njejta ishte edhe me IN Xhaz Orkestra, protestohej para Qeverisë dhe para Ministrisë, u bënë skenarë të ndryshëm dhe mua kjo më ngjan në një skenar të tillë", tha Kostadinovska Stojçevska.

Sipas saj, Ministria e Kulturës vepron vetëm sipas Ligjit për kulturë, ndërsa për çfarëdo lloj parregullsish në punën e një drejtori të caktuar nga fusha e kulturës, ekzistojnë institucione adekuate, dhe ai nuk është as ministri, as shërbimet në Ministrinë e Kulturës.

Sot të punësuarit në Filarmoni përmes organizatës sindikaliste parashtruan peticion në Ministrinë e Kulturës, me kërkesë për shkarkim urgjent të u.d. drejtori Daniel Llazarkovski për shkak të, siç thonë, menaxhim joprofesional dhe injorant, që reflektohet me pasoja të mëdha negative ndaj funksionimit të Filarmonisë së Maqedonisë së Veriut. Peticionin, siç thonë, e nënshkruan 100 persona të cilët janë të punësuar në Filarmoninë e Maqedonisë. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR