• e diel, 09 mars 2025

Kosovë: Asnjë parti nuk ka deputetë të mjaftueshëm për të formuar qeverinë, duhen koalicione

Kosovë: Asnjë parti nuk ka deputetë të mjaftueshëm për të formuar qeverinë, duhen koalicione

Prishtinë, 7 mars 2025 (MIA) - Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë përfundoi të mërkurën, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LV) e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti - 42,28 për qind të votave, duke siguruar 48 vende, por jo mjaftueshëm për të formuar një qeveri të re të Kosovës vetëm me ndihmë të të komuniteteve pakicë joserbe, njoftoi Beta.

Kurti vazhdon të theksojë se partia e tij do të formojë qeverinë e re.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është në vendin e dytë me 20,96 për qind të votave ose 24 vende parlamentare. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi 18,43 për qind të votave dhe siguroi 20 vende parlamentare, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicioni Nisma fituan 7,08 për qind të votave dhe siguruan 8 vende parlamentare.

Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë mandate të komunitetit serb, një mandat e fitoi partia e ministrit aktual për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq.

Pakicat joserbe kanë dhjetë vende parlamentare, nga një për çdo pakicë, ndërsa vetëm Partia Demokratike e Turqve fitoi dy vende.

Edhe pse numërimi përfundoi dje, sipas ligjit të përgjithshëm të zgjedhjeve, KQZ-ja është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, sepse ligji parasheh mundësinë për paraqitjen e ankesave në Komisionin zgjedhor për ankesa dhe parashtresa  në një afat brenda 48 orëve lidhur me administrimin e numërimit dhe rezultatet që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit.

Ehat Miftaraj, analist politik, thotë se “pavarësisht se LVV nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, duke pasur parasysh specifikat e sistemit kushtetues të Kosovës, mbeten disa skenarë në të cilat ndikojnë edhe faktorët e brendshëm edhe të jashtëm”.

Sipas tij, skenari i parë është një koalicion mes LVV-së dhe partive nga komuniteti joshumicë, duke përfshirë edhe partitë politike serbe.

"Që ky skenar të realizohet në praktikë, do të kërkonte qasje afruese nga LVV dhe një gjuhë të moderuar për të lënë hapësirë për bashkëpunim, e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Përkundrazi, lideri i LVV-së i quajti liderët opozitarë me gjuhë të urrejtjes dhe gjuhë ofenduese si ‘hajvanë', që në gjuhën shqipe është sinonim i fjalës ‘kafshë", thotë Miftaraj.

Sipas tij, është krijuar përshtypja se LVV, të paktën në publik me veprimet e saj, po abstenon nga e drejta për të formuar qeverinë e ardhshme, duke krijuar atmosferë dhe klimë përçarëse e polarizuese kundër të gjithëve.

Por nga analistët shihen edhe skenarë të tjerë mundshëm, si për shembull formimi i qeverisë së pakicës nga ana e partive politike opozitare, së paku me komunitetet jo shumicë. Ky skenar, thotë Miftaraj, është i mundur nëse ka vullnet politik mes tre partive politike opozitare. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR