• e shtunë, 14 dhjetor 2024

KOSM zgjerohet me SPPAP, do të kërkojnë nga qeveria e re të rritet paga minimale dhe të miratohet ligj i ri për marrëdhënie të punës

KOSM zgjerohet me SPPAP, do të kërkojnë nga qeveria e re të rritet paga minimale dhe të miratohet ligj i ri për marrëdhënie të punës

Shkup, 5 prill 2024 (MIA) - Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë - KOSM sot i është bashkuar Sindikata e sektorit privat, administrativ dhe publik - SSPAP në të cilin përfshihen organizatat sindikale nga minierat dhe sindikatat nga ndërmarrjet publike në vetëqeverisjen lokale. Marrëveshjen e nënshkruan kryetari i KOSM-it Marjan Risteski dhe kryetari i SSPAP Jovica Jovanovski.

"Me hyrjen e sotme të një numri të madh sindikalistësh në radhët tona, Konfederata jonë tashmë po shndërrohet në një sindikatë të njohur nga punëtorët. Menjëherë do të kërkojmë nga Qeveria e re që të fillojë dialogu social dhe shpresojmë që në të të ketë njerëz që dinë ta vlerësojnë punëtorin. Tashmë në 100 ditët e para do të dorëzojmë  kërkesë për të miratuar ligjin për marrëdhënie të punës dhe për të rregulluar punët e përkohshme dhe kontratat. Do të kërkojmë që marrëveshjet në praktikë të zgjasin maksimum një vit, e jo si më parë 10 e më shumë vite", tha Risteski në konferencën e sotme për media.

Ai theksoi se do të kërkojnë që paga minimale të jetë më e lartë ose e njëjtë me vendet përreth, në të kundërtën, siç tha ai, ata pak punëtorë që kanë mbetur në vend do ta lënë atë. Në shtet ka para, potencon, dhe duhet vetëm të vendosen njerëzit e duhet në vendet e duhura dhe të parandalohet vjedhja totale e deritanishme. Ndaj i rekomandoi qeverisë së re që të mos pretendojë se nuk ka para për rritjen e pagave dhe të drejtave të punëtorëve dhe të bëjë një veting për të parë se ku shkuan miliardat e rënda që u zhdukën nga shteti. Sa i përket importit të fuqisë punëtore nga jashtë ai tha se mund të shkaktojë kaos total.

"Veprimi jonë përveç qeverisë do të jetë edhe me sektorin privat. Nga të ardhurat totale që ka një kompani kudo në botë, 60 për qind shkojnë për punëtorët, ndërsa 40 për qind për shefat vetëm këtu është e kundërta. Prandaj duhet të luftojmë që një përqindje më e madhe e fondeve t'u takojnë punëtorëve nga grumbulli i parave që ka sektori privat dhe nga buxheti i shtetit. Vetëm kështu do t'i shpëtojmë punëtorët, pra edhe shtetin. Përveç kësaj, odat kërkojnë përfitime shtesë dhe kërcënojnë se nëse kjo nuk ndodh, do të mbledhin kapitalin dhe do ta transferojnë në vende të tjera. Ne duhet të pyesim veten se si ata oligarkë dhe pronarët fituan kaq shumë kapital. Fillimisht duhet ta sqarojnë, pastaj ta nxjerrin jashtë shtetit", tha Risteski dhe shtoi se pronarët do të duhet të ndajnë një përqindje më të madhe të kulaçit për punëtorët.

Ai premtoi se si sindikatë nuk do të lejojnë më persona joprofesionistë dhe të paaftë të menaxhojnë funksionet kryesore në shtet dhe shtoi se menjëherë do të shpallin publikisht emrat e atyre që do të konstatojnë se e kryejnë detyrën në mënyrë jo adekuate.

I pyetur se a do ta mbështesin protestën që do të mbajë LSM-së më 8 prill për punëtorët shëndetësor që punojnë me kontratë, ai tha se ata gjithmonë i mbështesin, por shtoi se nuk janë ftuar nga LSM-ja.

"I thërrasim kur shkojmë në protestë, ndërsa ata nuk na thërrasin. Ata nuk duhet të shohin armiq në Konfederatën tonë. Derisa ata nuk e  kuptojnë këtë dhe derisa punëtorët të bashkohen do të jetë keq. Nëse shohin se në anën tjetër ka punëtorë që e dinë se çfarë kërkojnë, qeveria dhe pronarët do të duhet të dorëzohen dhe t'i përmbushin kërkesat e punëtorëve", theksoi Risteski.

Elizabeta Toshevska e cila është kryetare e organizatës sindikale të SPPAP në NPQ Shkup, theksoi se ato ekzistojnë rreth dy vjet.

"Punëtorët tonë kanë probleme qe shumë vite dhe nuk janë zgjidhur. Shpresoj se së bashku me KOSM-in do t'i realizojmë kërkesat tona", tha Toshevska. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR