Koshta e fton Zelenskin në samitin e ardhshëm të BE-së në Bruksel
- Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski është ftuar të marrë pjesë në samitin special të BE-së për mbështetje të Ukrainës dhe mbrojtjes evropiane javën e ardhshme në Bruksel, lajmëroi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 09:54, 27 shkurt, 2025

Bruksel, 27 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski është ftuar të marrë pjesë në samitin special të BE-së për mbështetje të Ukrainës dhe mbrojtjes evropiane javën e ardhshme në Bruksel, lajmëroi DPA.
"Ekziston një moment i ri, që duhet të sjellë paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme", shënoi kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta në letrën me ftesë të publikuar sot.
"Prandaj është e rëndësishme për ne të shkëmbejmë mendime për atë se si ta mbështesim më tutje Ukrainën dhe për parimet që duhet të respektohen më tutje", shënoi ai.
BE-ja është "e gatshme të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë në Evropë" dhe duhet të përgatitet "për kontribut të mundshëm evropian ndaj garancioneve të sigurisë që do të jenë të domosdoshme që të sigurohet paqe e qëndrueshme në Ukrainë", shënoi Koshta, transmetoi agjencia gjermane.
Në lidhje me mbrojtjen evropiane, liderët e BE-së duhet t'i ndërmarrin "vendimet e para në plan afatshkurtër, me qëllim që Evropa të bëhet më sovrane, më e veçantë dhe më e përgatitur që të përballet me sfidat e menjëhershme dhe të ardhshme për sigurinë e saj", shënoi Koshta.
Takimi më 6 mars është konvokuar që të bisedohet se si të përgjigjet në ndryshimin drastik të kursit në politikën amerikane në lidhje me luftën e Ukrainës, sqaron DPA.
Presidenti francez Emanuel Makron, i cili ishte lideri i parë dhe i vetmi deri tani i BE-së që ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë, dje i informoi kolegët për bisedat e tij të mëparshme me presidentin amerikan Donald Tramp në Uashington. sa/
foto: Arkivi i MIA-s