• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kos për ENR/MIA: Vetëm BE-ja vendos se cili vend do të pranohet në anëtarësim

Kos për ENR/MIA: Vetëm BE-ja vendos se cili vend do të pranohet në anëtarësim

Bruksel, 16 prill 2025 (MIA) – Vetëm Bashkimi Evropian është ai që mund të vendos për pranim në anëtarësim të vendeve kandidate dhe askush tjetër, deklaroi eurokomisarja për zgjerim Marta Kos në intervistë për Redaksinë Evropiane të Lajmeve (ENR) pjesë e së cilës është edhe MIA.  

“Kjo është përgjegjësi e madhe, ndërsa bëhet fjalë edhe për besimin tonë. Me të vërtetë, duhet të ofrojmë dhe për këtë nuk mund të humbim asnjë nga vendet kandidate”, tha Kos në përgjigjen e pyetjes rreth bashkëpunimit të BE-së me SHBA-në lidhur me procesin e zgjerimit. 

Kos theksoi se BE-ja bashkëpunon me SHBA-në në Bosnjë dhe Hercegovinë, për shkak të detyrimeve me Marrëveshjen e Dejtonit dhe janë pjesë e Kuintit bashkë me Britaninë e Madhe. 

“Domethënë, ne bisedojmë me ata për situatën në Bosnjë dhe për cilindo vend tjetër. Por, nuk e di si SHBA-ja ose politika e re amerikane mund të jenë pjesë e procesit të zgjerimit”, theksoi Kos. 

Lidhur me informacionet se SHBA-ja u ofron investime vendeve kandidate për anëtarësim në BE, veçanërisht Shqipërisë, që të heqin dorë nga përpjekjet për hyrje në Union, Kos tha se nuk ka njohuri të sakta për këtë rast, por e di se ka vende të treta të cilat duan ta shfrytëzojnë situatën që vendet anëtare janë të hapura për investime nga jashtë. 

“Dhe tani kemi rast kur Mali i Zi nënshkroi marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë tendencë të investojnë mjaft në vend, ndërsa ne, kuptohet, ndjekim se çka ndodh në këtë sferë”, tha Kos. 

Sipas saj, vendet kandidate mund t’i zgjedhin investitorët e tyre, por se që të jesh vend kandidat ka edhe disa pasoja. 

“Vendet tona kandidate mund të lidhin marrëveshje me cilado vende. Atë që më vonë e bëjmë gjatë procesit të anëtarësimit është të shohim nëse ka disa lidhje ose si ndikon kjo në procesin e anëtarësimit. Përndryshe, vendet janë të lira të lidhin marrëveshje”, shtoi Kos. 

Таа  потенцира дека лично е ангажирана околу билатералното прашање со Бугарија и дека денеска заминува за Софија на средби со сите бугарски политичари, а потоа ќе контактира и со политичарите

Ajo vlerësoi se procesi i zgjerimit asnjëherë nuk ka qenë aq i kontestuar nga forcat e jashtme, të cilat nuk vijnë vetëm nga Lindja, por se BE-ja duhet të zgjerohet që të mund të përgjigjet në nevojat gjeopolitike dhe të sigurisë. 

“E gjithë bota është në lëvizje, e gjithë Evropa është në lëvizje, e gjithë fqinjësia është në lëvizje dhe aspekti i sigurisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Pra, ky imperativ sigurie po rritet me shpejtësi dhe ne duhet të gjejmë përgjigje, jo vetëm në lidhje me procesin e zgjerimit, por edhe me të gjithë politikën e fqinjësisë. Një arsye tjetër pse kjo është e rëndësishme është se për herë të parë në histori ne po përballemi me forca të jashtme përçarëse që dëshirojnë të shohin dështimin e procesit të zgjerimit”, tha Kos.

Sipas saj, BE-ja duhet të ketë përgjigje që të përballet me tensionet ndërmjet nevojave gjeopolitike dhe të sigurisë, nga njëra anë, dhe metodologjia e zgjerimit, nga ana tjetër, sepse zgjerimi mbetet mjeti më efikas për sigurimin e paqes, prosperitetit dhe lirisë. 

Ajo theksoi se për këtë Komisioni Evropian është plotësisht i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe në të punojnë nga 1.000 nëpunës të tij për secilin vend kandidat për anëtarësim, por se megjithatë vendimet për anëtarësim i sjell Këshilli Evropian me konsensus. 

Kos potencoi se ministret e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe të Sllovenisë, Analena Berbok dhe Tanja Fajon iniciuan vendimet në procesin e anëtarësimit të merren me shumicë të kualifikuar, por atë ide për momentin e mbështetën 13-14 vende anëtare. 

“Kuptohet për ndryshim të metodologjisë, duhet konsensus. Por, ajo që është mirë është ajo që ne funksionojmë ashtu. E dini, sipas Marrëveshjes Evropiane, në procesin e anëtarësimit janë të nevojshme vetëm dy vendime me koncensus që të kalohet përgjatë procesit”, tha Kos.

Ajo theksoi se nga diskutimet e Këshillit të fundit të Punëve të Jashtme mund të shihej gatishmëria e vendeve anëtare për ndryshim të këtij sistemi, duke shtuar se megjithatë kjo varet nga ata. 

“Jam shumë e nderuar dhe vërtet e lumtur që mund ta kem këtë portofol, veçanërisht sepse, e dini, disa vende nga Ballkani Perëndimor më thonë: ‘Ti je e jona’. Kjo është e vështirë të përkthehet (në anglisht) dhe do të thotë, ju jeni e jona ose jeni njëra prej nesh, por unë i konsideroj të gjithë si tanët," shtoi eurokomisionerja për zgjerimi në intervistën për ENR. fc/

Foto: ENR/Arkivi i MIA-s

  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR