• e premte, 14 mars 2025

Kos nga Tirana: Udhëtimi juaj drejt BE-së, i sigurt dhe i vërtetë

Kos nga Tirana: Udhëtimi juaj drejt BE-së, i sigurt dhe i vërtetë

Tiranë, 13 mars 2025 (MIA) - Eurokomisarja për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Marta Kos, sot po qëndron në Shqipëri, që është vizita e saj e parë në këtë vend pas zgjedhjes në funksion, ndërsa përveç takimeve do të marrë pjesë edhe në konferencën për zgjerimin e Bashkimit Evropian e cila do të mbahet në Kolexhin Evropian. 

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama mbajtën konferencë të përbashkët për media në të cilën porositi se udhëtimi i vendit drejt BE-së, është i sigurt dhe i vërtetë dhe se Shqipëria meriton të jetë pjesë e BE-së, sepse është "kampion për bashkëpunimin rajonal". 

"Do të doja të kishte qenë me diell, por i nderuari Rama më tha që nëse bie shi gjatë vizitës do të thotë fat. Gjeopolitika sot na tregon se çdo gjë është e mundur dhe rruga juaj drejt BE-së është e sigurt dhe e vërtetë. Procesi i anëtarësimit duhet të jetë një projekt i të gjithë qytetarëve shqiptarë. Për mendimin tim, është e rëndësishme që procesi i anëtarësimit të jetë një projekt i gjithë shoqërisë shqiptare. Jo vetëm qeveria, por çdo qytet dhe fshat duhet të përfshihet, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë pse Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së", tha ajo.

Kos foli edhe për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 11 maj, duke vlerësuar gjatë kësaj se procesi zgjedhor është në mesin e proceseve më të rëndësishme në demokraci dhe se është e bindur se do të jenë të lira dhe demokratike. 

"Zgjedhjet parlamentare janë një nga proceset më të rëndësishme në një demokraci. Kjo është zgjedhja e qytetarëve për të përmbushur detyrën e tyre për të votuar, shpresoj që të votojnë dhe të ketë një pjesëmarrje të lartë. Jam e sigurt se do të jenë të lira dhe të ndershme dhe e mirëpres faktin që diaspora do të ketë mundësinë të votojë në këto zgjedhje. Të flasin me zërin e tyre për ato çështje të rëndësishme, për parimet dhe themelet e demokracisë", tha ajo.

Nga ana e tij, kryeministri Rama deklaroi se për të arritur në destinacionin përfundimtar – familjen evropiane duhet të kryhen të gjitha detyrat e shtëpisë. Sepse, siç tha Rama, BE-ja mund të të mbajë pa të drejtë, por për të marrë diçka më shumë, duhet të bësh detyrat e shtëpisë, duke theksuar bindjen e tij se Shqipëria në BE në vitin 2030 e sheh si realizim të programit të partisë së tij.

"Anëtarësimi në BE nuk është vozitje me autobus apo aeroplan, por me krijimin e kushteve dhe standardeve këtu për të qenë pjesëtar i familjes atje. Ne e shohim Shqipërinë 2030 në BE si realizimin e programit që kemi. Negociatat bazohen në rezultate. Që të mos ju pengojnë sa të duan, qoftë edhe padrejtësisht, për t'ju dhënë një punë tjetër, duhet të bëni detyrat e shtëpisë. Kjo është BE-ja", theksoi Rama.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit nuk kanë alternativë tjetër përveç integrimit, “nuk ka alternativë tjetër për lirinë individuale, për barazinë para ligjit, nuk ka alternativë tjetër për bashkëjetesën e diversitetit dhe standardeve evropiane të kësaj bashkëjetese”.

"Jemi të vendosur të përfundojmë me sukses negociatat deri në vitin 2027 dhe që shqiptarët të marrin pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade. Kur shkojnë në aeroportet evropiane, duhet të hyjnë me atë banderolën me yje, jo nga ai korridori ku shkruhet 'të tjerët'. Më në fund, parlamenti shqiptar ka sot në tavolinë financimin e planit të rritjes, i cili është rreth 1 miliard euro të dedikuara për Shqipërinë. E dashur Marta, ne duam lekët tona, tha Rama.

Theksoi se vizioni dhe qëllimi i shumicës në vend janë reformat në gjyqësor, të cilat nuk do të ndodhin pa perspektivën e BE-së, duke shtuar se miti për mosndëshkueshmëri në vendin e tij është e kaluar. 

Krahas deklaratave politike, komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Koss kishte një dhuratë dhe një premtim për kryeministrin Edi Rama. Ajo i ka dhuruar kreut të qeverisë një fanellë me numrin 11 ku shkruhej “Ekipi evropian”, duke i thënë se pas përfundimit të integrimit do të ngjiteshin së bashku në majën e malit të Korabit. fc/

Fotografia:Printskrin Rama në FB

QËNDRONI TË LIDHUR