Koreja e Jugut mori leje amerikane për ndërtimin e nëndetëseve në central bërthamor
- – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se i ka dhënë leje Koresë së Jugut për ndërtimin e një nëndetëse në një central bërthamor, hap dramatik me të cilin Seuli do të përfshihet në klubin e vogël të vendeve që kanë anije të tilla.
- Post By Fitore Curri
- 07:48, 30 tetor, 2025
Seul, 30 tetor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se i ka dhënë leje Koresë së Jugut për ndërtimin e një nëndetëse në një central bërthamor, hap dramatik me të cilin Seuli do të përfshihet në klubin e vogël të vendeve që kanë anije të tilla.
Nëndetësja do të ndërtohet në një kantier detar në Filadelfia, ku kompanitë e Koresë së Jugut i rritën investimet, shkroi Trampi në mediat sociale.
Presidenti amerikan, i cili u takua me presidentin e Koresë së Jugut Li Xhe – Mjung dhe liderë të tjerë rajonalë gjatë vizitës së tij, gjithashtu tha se Seuli është pajtuar të blejë sasi të mëdha të naftës dhe gazit amerikan.
Trampi dhe Li i finalizuan hollësitë nga marrëveshja tregtare në samitin në Korenë e Jugut dje.
Li, gjithashtu, kërkoi leje nga SHBA-ja që Koreja e Jugut të përpunojë karburant bërthamor.
Sipas marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, Seuli e ka të ndaluar të përgatisë karburant bërthamor pa leje të SHBA-së. fc/
Foto: EPA