Kopaoniku, Boroveci dhe Bansko mbeten atraktive për dimërim, këtë vit ka interes edhe për Vërnjaçkë dhe Soko Banja
- Kopaoniku në Serbi dhe Bansko dhe Boroveci në Bullgari mbeten më atraktivët për dimërim mes qytetarëve të Maqedonisë, por këtë vit ka interesim të madh edhe për Vërnjaçka Banjë dhe Soko Banjë në Serbi.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:21, 4 janar, 2024

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Kopaoniku në Serbi dhe Bansko dhe Boroveci në Bullgari mbeten më atraktivët për dimërim mes qytetarëve të Maqedonisë, por këtë vit ka interesim të madh edhe për Vërnjaçka Banjë dhe Soko Banjë në Serbi.
Agjencionet turistike të kontaktuara nga MIA thonë se këtë dimër aranzhimet më të shitura janë për banjat e ngrohta dhe hotelet me spa dhe pishina. Për shkak të ofertës së mirë sivjet më i kërkuari është Boroveci në Bullgarinë fqinje..
Çmimet sivjet janë rreth 10 për qind më të shtrenjta se sezoni i kaluar dimëror, por, siç theksojnë agjencitë, edhe krahas rritjes së çmimeve, megjithatë ka shumë interesim.
Në varësi të llojit të hotelit, aranzhmanet lëvizin nga 50 euro deri në 170 euro duke përfshirë mëngjesin dhe spa dhe shërbime të tjera.
Qytetarët nuk heqin dorë as nga qendrat vendore të skijimit, nga të cilat si çdo vit më e vizituara është Mavrova, ndërsa në ditët me borë vizitohen edhe Pelisteri, Kodra e Diellit dhe Krusheva. qa
Foto: Arkivi i MIA-s