• e martë, 23 korrik 2024

Konventa e VMRO-DPMNE-së për kandidaturën presidenciale të Gordana Siljanovska Davkovës

Konventa e VMRO-DPMNE-së për kandidaturën presidenciale të Gordana Siljanovska Davkovës

Shkup, 2 mars 2024 (MIA) -  VMRO-DPMNE-ja opozitare sot në Shkup do të mbajë konventë për zgjedhjen e kandidatit për president të shtetit, për të cilën pozitë në thirrjen partiake ka aplikuar profesoresha Gordana Siljanovska Davkova.

Pjesa zyrtare e konventës, e cila do të mbahet në Sallën e Filarmonisë, është caktuar për në orën 13:00.

"Pas përfundimit të punës së kryesisë punuese sipas agjendës së paraparë, kandidati për president do të mbajë fjalim, pas së cilës do të ketë dy orë pauzë për votim. Pas konfirmit të zgjedhjes, përsëri do të mbajë fjalim kandidati tashmë i zgjedhur në konventë dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski", njoftoi shërbimi për shtyp i VMRO-DPMNE-së.

Para pjesës zyrtare të Konventës do të mbahen dy panele: "Presidenti i popullit, mbrojtës i sovranitetit, Kushtetutës dhe ligjeve" dhe "Presidenti që kujdeset për mbrojtjen dhe interesat strategjike të shtetit". Folësit do të jenë nënkryetarët e VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski dhe Aleksandar Nikollovski, deputetët dhe anëtarët e KE Mile Lefkov, Igor Janushev, Dragan Kovaçki, Dafina Stojanoska dhe Antonio Milloshoski, ...

Siljanovska-Davkova, e cila është deputete aktuale në Kuvend, ishte kandidate e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. Ka qenë profesoreshë e së Drejtës Kushtetuese dhe Sistemit Politik në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë". Ajo është eksperte për zgjedhjet e KB-së dhe nënkryetare e grupit të Ekspertëve të Pavarur për Vetëqeverisjen Lokale në Këshillin e Evropës. Ajo është anëtare e Komisionit të Venecias. Është autore e qindra punimeve shkencore për të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik.

Nga ana tjetër, LSDM-ja nesër do të mbajë kongresin për të zyrtarizuar mbështetjen për presidentin aktual Stevo Pendarovski, i cili dje njoftoi se do të kandidojë për një mandat të dytë.

Si Siljanovska - Davkova ashtu edhe Pendarovski nga nesër do të kërkojnë mbështetje për kandidaturat e tyre duke mbledhur nënshkrime të qytetarëve.

Gjithsej 10.000 nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët tashmë i kanë mbledhur liderët e ZNAM Maksim Dimitrievski, ministri aktual i Punëve të Jashtme Bujar Osmani kandidat i BDI-së, kandidati dhe kryetar i GROM-it Stevçe Jakimovski, Arben Taravari, kandidat i koalicionit të opozitës shqiptare VLEN dhe Biljana Vankovska, kandidate e së Majtës.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa i dyti më 8 maj, kur janë caktuar edhe zgjedhjet parlamentare. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR