Konte për barazimin me Kopenhagën: Duhet t'i fitojmë ndeshjet e tilla
- Trajneri i Napolit, Antonio Konte nuk është i kënaqur nga barazimi me Kopenhagën.
- Post By Besnik Shuki
- 08:25, 21 janar, 2026
Kopenhagë, 21 janar 2026 (MIA) - Trajneri i Napolit, Antonio Konte nuk është i kënaqur nga barazimi me Kopenhagën.
Napoli mbrëmë së mysafir ka luajtur baraz 1:1 në xhiron e 7-të të Ligës së kampionëve.
"Jemi të zhgënjyer. Duhej të fitonim dhe të kualifikohemi në fazën eliminatore. Kemi pasur kontroll të plotë ndaj situatës, pasi kishim epërsi. Lodhja nuk është pretekst. Duhet t'i fitojmë ndeshjet e tilla", deklaroi Konte për ueb faqen e UEFA-s.
Napoli është në vendin e 23-të në plasmanin e përgjithshëm me tetë pikë, ndërsa do të luajë kundër Çellsit si vendas në raundin e fundit më 28 janar. bsh/
Foto: EPA