• e martë, 24 dhjetor 2024

Konferenca vjetore e MASIT--t - industria digjitale po rritet në mënyrë të pandalshme, transformimi i saj nuk njeh destinacion përfundimtar

Konferenca vjetore e MASIT--t -  industria digjitale po rritet në mënyrë të pandalshme, transformimi i saj nuk njeh destinacion përfundimtar

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Industria më inovative digjitale po rritet në mënyrë të pandalshme, transformimi i saj nuk njeh destinacionin përfundimtar. Ekonomia digjitale merr pjesë  me rreth 15 për qind të PBV-së globale, ndërsa deri në vitin 2030 pritet që të rritet për 30 për qind, duke krijuar rreth 30 milionë vende pune.

Kjo ishte rekomanduar në konferencën vjetore të Dhomës Ekonomike për Teknlogjitë Informatike dhe Komunikiuese  - MASIT me temën "Ndërtimi i urave: drejt të ardhmes sonë të përbashkët digjtale. 

 

Presidenti Stevo Pendarovski, në hapjen e konferencës tha se strategjia tha se mjeti strategjik i ekonomive të zhvilluara në teknologjinë informatike. Sipas Forumit  Ekonomik Botëror, tha Pendarovski, 70 për qind nga vlera e re, e cila në nivel global do të krijohet në dekadën e ardhshme do të bazohet në bizneset digjitale. Presidenti ka shtuar se kompanitë e transormuara në mënyrë digjitale do të krijojnë gjysmën  nga BPV botërore dhe siç tha, përfitimet nga inteligjenca artificiale do të arrijnë 16.3 milionë deri në vitin 2030.

 "Hendeku digjital në botë po zgjerohet. Rreziku më i madh për cilëndo ekonomi dhe shtet është të qëndrojë në anën e teknologjisë së vjetëruar dhe të trajtohet si një zonë për rekruitimin e fuqisë punëtore të lirë dhe cilsinë e ulët të jetesës. Pyetja me të cilën po përballemi është se në cilin hendek digjital do të gjendemi ne si shoqëri dhe shtet? Nëse si konsumatorë pasivë të podukteve të reja digjitale apo si krijues aktivë që do të konkurojnë në tregun global digjital me zgjidhjet e tyre programore?", tha Pendarovski.

 

Presidenti ka shtuar se përgjigjja për këtë pyetje, mbi të gjitha, varet nga demografia. Në fjalën e tij ai ka vënë në dukje emigrimin e të rinjve si një sfidë kyçe më të cilën po përballet vendi, pasi siç thekson, pavarësisht pagave relativisht të larta për kushtet tona, shumë të rinj po largohen.

"Raporti Botëror i Migracionit 2020 e rendit vendin në vendin e 20-të në  shkallën  e migracionit. Sipas parashikimeve të fundit, deri në vitin 2050 Maqedonia e Veriut do të humbasë rreth 10.9 për qind të popullsisë së saj. Pengesa më e madhe për të krijuar një të ardhme të suksesshme digjitale është nëse mbetemi pa transformim digjital. Çështja nuk është nëse të rinjtë do ta kuptojnë të ardhmen e tyre, por nëse do ta bëjnë këtë këtu apo si nomadë digjitalë në ndonjë vend tjetër më të zhvilluar. Nga këtu, sfida kryesore me të cilën përballemi është se si ta mbajmë brezin e ri këtu",  ka theksuar Pendarovski.

 

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi, në fjalimin e tij theksoi se sipas të dhënave të Bankës Botërore, ekonomia digjitale përbën rreth 15 për qind të BPV globale, kjo përqindje pritet të rritet në 30 për qind të BPV deri në vitin 2030, duke krijuar rreth 30 milionë vende pune. Bytyçi thotë se kjo skicë e së ardhmes nuk është larg për ekonominë tonë.

 "Nëse në vitin 2019 kemi pasur 2198 kompani nga sektori TIK që kanë bërë eksporte neto në vlerë prej 210 milionë euro, duke punsësuar rreth 15.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe duke paguar pagë mujore bruto prej gati 1.500 euro, në vitin 2022 këto numra janë rritur. Kemi 2846 kompani, me pothuajse 20.000 persona të punsuar, të cilët kanë gjeneruar 467.86 milionë euro në ekporte neto, që është rritje e dyfishuar krahasuar me katër vitet e fundit. Ajo që është ndoshta më e rëndësishmja, të punsuarit në këtë sektor vitin e klauar kishin një pagë mesatare bruto prej 2.260 euro", tha Bytyçi.

 

 Në hapjen e konferencën kanë mbajtur fjalim dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, si dhe kryetarja e Kuvendit të MASIT, Aneta Antova Pesheva. rq/

Foto: Kabineti i kryetarit të Kuvendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR