• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë rajonale "Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE - sfidat dhe perspektivat"

Konferencë rajonale

Shkup, 14 tetor 2023 (MIA) - "Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE - sfidat dhe eprspektivat", është titulluar konferenca e sotme rajonale, që do të mbahet në Shkup, në organizim të Klubit të Podgoricës dhe Federatës Paqësore Universale. 

Siç njoftuan organizatorët, në fillim të konferencës fjalime do të mbajnë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ish presidenti i shtetit, Branko Cërvenkovski.

Gjatë konferencës, është paralajmëruar edhe fjalim i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe i ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Në konferencë do të mbajnë fjalime edhe ish presidentët dhe kryeministrat e vendeve të rajonit, si dhe përfaqësues të organizatave që i përfaqësojnë të rinjtë në procesin e eurointegrimeve.

Konferenca në Shkup është pjesë e ciklit të ngjarjeve lidhur me paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor të mbajtura në dy vitet e fundit në bashkëpunim me Klubin e Podgoricës dhe Federatën Paqësore Universale. sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR