• e mërkurë, 22 janar 2025

Konferencë për diplomaci të biznesit: Të ulen barrierat për tregti në vendet e rajonit

Konferencë për diplomaci të biznesit: Të ulen barrierat për tregti në vendet e rajonit

Shkup, 17 janar 2025 (MIA) - Të ulen pengesat administrative dhe të gjitha barrierat e tjera për tregti në vendet e rajonit, porositën sot pjesëmarrësit e konferencës ndërkombëtare që e organizon Unioni panevropian i Maqedonisë. Ata e cekën rolin e diplomacisë së biznesit, duke e quajtur urë që i ndërlidhë interesat ekonomike dhe politike, por edhe tregon se anëtarësimi në BE nga aspekti ekonomik sjellë numër të madh të përfitimeve, si dhe obligime.

"Diplomacia bashkëkohore evoluoi, nga një aktivitet ekskluziv mes shteteve, në proces që përfshin aktorë të ndryshëm si kompanitë private, koorporatat, organizatat joqeveritare dhe palë të tjera të prëfshira. Edhe pse shtetet dhe organizatat ndërkombëtare mbeten bartëse të aktiviteteve formale diplomatike, aktorët e tjerë luajnë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke kontribuuar shumë përmes kanaleve dhe aktiviteteve jozyrtare si diplomacia publike, këmbimi kulturor dhe bashkëpunimi ekonomik", tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në fjalën hyrëse.

Siç përmendi Mucunski, diplomacia bashkëkohore e biznesit është platformë ku qëllimet ekonomike si tërheqja e investimeve dhe promovimi i tregtisë integrohen me interesat politike për stabilitet dhe zhvillim.

Ai e potencoi rolin kyç të diploamcisë së biznesit në promovimin e paqes dhe përfitimeve ekonomike.

Ai e potencoi rolin kyç të diplomacisë së biznesit në promovimin e paqes dhe përfitimeve ekonomike.

"Në botën e lidhshmërisë së rritur globale dhe ndërvarshmërisë ekonomike, diplomacia e biznesit bëhet isntrument i rënfësishëm për prëforcim të stabilietetit ekonomik dhe përforcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Një prej elementeve kyç për diplomaci të suksesshme biznesi është bashkëpunimi mes sektorëve të Qeverisë, sektorit civil dhe komunitetit afarist, përkatësisht qasjes sonë inkluzive, me të cilën krijojmë kushte për konkurrencë të rritur, inovacione dhe zhvillim të qëndrueshëm", tha Mucunski.

Në atë kontekst i ceki edhe ingerencat e zgjeruara të Minsitrisë pas integrimit të kompetencave të reja në pjesën e tregtisë së jashtme dhe obligimit të ri i cili, siç përmendi, është i fokusuar në promovimin e eksportit, tërheqjen e investimeve të huaja, përfaqësimin e interesave ekonomike të shtetit dhe mbështetjes së ekonomisë së vendit.

Sipas Karlo Resler, deputet në Parlamentin evropian dhe kryetar i Komitetit tp përbashkët parlamentar BE - MV, vendet nga Ballkani perëndimor dhe BE-ja ndërlidhen fuqishëm dhe janë të varura mes veti, posaçërisht kur bëhet fjalë për tregtinë.

Në konferencën "Diplomacia e biznesit - mënyrë për rritje të ekonomisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar" folën edhe ambasadori Andrej Lepavcov, kryetar i Unionit panevropian të Maqedonisë, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, si dhe sekretari i përgjithshëm i Unionit ndërkombëtar panevropian, Pavo Barishiq.

Në kuadër të konferencës u mbajtën dy panele: "Diplomacia e biznesit - vegël për përforcim të ekonomisë dhe stabilitetit" dhe "Sfidat infrastrukturore përballë zhvillimit ekonomik". ab/

foto/video: МIА dhe MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR