• e shtunë, 21 shtator 2024

Konferencë ndërkombëtare ETAI 2024 në Strugë

Konferencë ndërkombëtare ETAI 2024 në Strugë

Shkup, 21 shtator 2024 (MIA) – Shoqata e Elektronikës, Telekomunikimeve, Automatikës dhe Informatikës (ETAI) dhe Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative prej sot e deri më 23 shtator në Strugë e organizojnë Konferencën e 16-të Ndërkombëtare ETAI 2024.

Siç informojnë organizatorët, përveç programit shkencor dhe prezantimit të punimeve të redaktuara të pranuara shkencore, në kuadër të konferencës do të mbahen disa ligjërata plenare nga shkencëtarë dhe profesorë të njohur botërorë.

Punimet shkencore të publikuara në konferencë janë tematisht të ndara në dhjetëra sesione nga sfera e elektronikës, automatikës, telekomunikimeve, informatikës dhe sesione të tjera multidisiplinare nga sfera e elektroteknikës. 

“Në programin e konferencës është planifikuar tryezë e rrumbullakët veçanërisht aktuale "Tendencat dhe sfidat në zhvillim në sigurinë kibernetike" me panelistë të cilët janë ekspertë eminentë në fushën e sigurisë kibernetike, njoftuan organizatorët e konferencës, të cilën do ta hapë kryetari i saj i këtij viti profesor Mile Stankovski. fc/

Fotografia: ETAI/printskrin

 



QËNDRONI TË LIDHUR