• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Konferencë: Në Maqedoni ka vetëm dy inspektorë uji, ligji i ri për ujëra ende nuk është miratuar

Konferencë: Në Maqedoni ka vetëm dy inspektorë uji, ligji i ri për ujëra ende nuk është miratuar

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Në Maqedoni ka vetëm dy inspektorë të ujit, ligji i ri për ujëra ende nuk është miratuar, ndërsa korniza aktuale juridike nuk i përmban elementët kyç nga Direktiva kornizë e BE-së, i cili është dokument udhëheqës për mbrojtjen e e lumenjve në vendet evropiane, u tha para fillimit të konferencës së sotme të tretë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve në Evropën Juglindore.

Sipas "Eko-Svest" është i domosdoshëm kontrolli i fuqishëm inspektues në punën e të gjithë faktorëve për mbrojtjen e lumenjve. Shteti duhet të punojë në ndryshimin e politikave, në përforcimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe në vendosjen e mënyrave evropiane të menaxhimit të lumenjve dhe resurseve të lumenjve.

Nga "Eko-Svest" theksojnë se përveç ndotjes, problem i madh për lumenjtë janë edhe hidrocentralet e vogla. Mesazhi, i organizatës ndërkombëtare The Nature Conservancy është se lumenjtë duhet të mbrohen, por po kaq e rëndësishme është edhe mbrojtja të jetë e qëndrueshme.  

Konferenca është pjesë e iniciativës rajonale "Së bashku për lumenjtë" dhe marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, bashkësive lokale, institucioneve dhe komuniteteve akademike nga i gjithë rajoni. Ata do të bisedojnë për çështje kyçe për mbrojtjen e lumenjve, do të shkëmbejnë përvoja dhe do të paraqesin shembuj të suksesshëm nga puna e tyre. 

Në konferencën e tretë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve në Evropën Juglindore që po mbahet në Shkup marrin pjesë 80 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota, ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile.

Dy konferencat e para janë mbajur në vitin 2019 në Podgoricë dhe në vitin 2022 në Zadër. mb/

Foto: MIA

Фото/видео: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR