• e premte, 22 nëntor 2024

Konferencë 75 vite NATO

Konferencë 75 vite NATO

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe mbështetje të fondacionit tonë simotër nga Brukseli, Qendrës për Studime evropiane Uillfred Martens organizon konferencë të nivelit të lartë, me rastin e shënimit të 75-vjetorit të formimit të Aleancës "NATO - 75 Vite unitet, bashkëpunim dhe mbrojtje kolektive: Sfida të sigurisë për Evropën".

Ngjarja, siç kumtoi Fondacioni, do të mbahet në amfiteatrin e madh të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Është paraparë konferencën ta hapë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ndërsa me paraqitje të veta në konferencë do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonov, si dhe ambasadoret e SHBA-së dhe Gjermanisë, Anxhela Ageler dhe Petra Dreksler.

Nisma, siç paralajmërohet, do të tubojë në një vend faktorë të lartë shtetërorë, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, ekspertë nga fusha e mbrojtjes, sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga vendi si dhe nga rajoni, të cilët bashkarisht do të disikutojnë për sfidat aktuale të sigurisë të cilat e prekin Evropën dhe rajonin, si dhe për domosdoshmërinë e bashkëpunimit më in tensiv në kushte të rrethanave gjithnjë e më të pasigurta dhe gjeopolitike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR