• e mërkurë, 03 korrik 2024

Koncert i Sara Haralson, Barni Esvil dhe Endrju Kluger në Shkup

Koncert i Sara Haralson, Barni Esvil dhe Endrju Kluger në Shkup

Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Në "Dhomën publike" në Shkup sonte koncert do të mbajnë interpretuesit botërorë Sara Haralson, Barni Esvil dhe Endrju Kluger.

Projekti është quajtur "Përshëdnetje mik" dhe ka për qëllim ta prezantojë muzikën kantri në të gjitha aspektet dhe variacionet e saj - klasike dhe bashkëkohore, në versionin e vet amerikan dhe evropian.

Programi koncertal do të interpretohet  vetëm njëherë në një qytet nga secili vend i prëfshirë me turneun e tyre të Evropës Lindore.

Projekti i prëbashkët i Sara dhe Barnit përmban përzierje të hiteve kantri, këngë nga albumi i sapoedituar i Sara Haralsonit dhe këngë origjinale nga Barni Esvil. Dyshja do të interpretojë edhe këngë me të cilat u bënë të njohur në botë.

Në koncerte do të jetë edhe një muzikant i klasit të jashtëzakonshëm, Endrju Kluger nga Neshvili, baterist në bendin US Navy. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR