• e diel, 23 qershor 2024

Koncert gala tradicional operistik me rastin e festës së “Shën Vasilit” më 12 dhe 13 janar 2024 në Operën dhe Baletin Nacional

Koncert gala tradicional operistik me rastin e festës së “Shën Vasilit” më 12 dhe 13 janar 2024 në Operën dhe Baletin Nacional

Shkup, 2 janar 2024 (MIA) - Me rastin e festës "Vasilica" më 12 dhe 13 janar në Operën dhe Baletin Nacional do të mbahet Koncert gala tradicional operistik. Opera dhe Baleti Nacional e themeloi këtë koncert në vitin 1995 dhe me kalimin e viteve, është bërë i njohur, popullor dhe një nga ngjarjet më të vizituara në vendin tonë.

Tradita do të vazhdojë edhe këtë vit, ndaj publiku do të ketë mundësinë të shijojë interpretimet e disa prej arieve, duetet, pjesët korale dhe pikat më të spikatura dhe më të njohura të baletit nga veprat me famë botërore të kompozitorëve: Xh. Rosini, V.A. Mozart, B. Bellini, Xh. Verdi, U. Xhordano, F. Lehar, J. Bizet, Xh. Puçini, E. Kalman, P. I. Çajkovski dhe të tjerë.

Nën dirigjentin e të ftuarit nga Kanadaja, Klaud Lapalme, dirigjent më i mirë, fitues i një sërë çmimesh dhe mirënjohjesh prestigjioze, me regji të Dejan Proshev, do të interpretojnë solistët tanë të operës: Vesna Djinovska Ilkova, Sandra Mitrovska, Blagica Pop Tomova, Nade Talevska, Nikolina Janevska, Biljana Josifov, Zoran Sotirov, Aleksandar Stefanoski, Marjan Jovanoski, Riste Velkov, Igor Durlovski, Vladimir Sazdovski së bashku me korin, orkestrën dhe baletin e Operës dhe Baletit Nacional. Koncert mjeshtër është Jane Bakevski, mjeshtër kori: Gjurgjica Dashiq dhe Jasmina Gjorgjeska, kurse koreograf Sasha Evtimova.

Biletat shiten tek arka dhe online. bsh/

Foto: OBN

QËNDRONI TË LIDHUR