Koncert akustik i Dina Jasharit në Sallon 19:19
- Në Sallon 19:19 sonte nga ora 20 do të mbahet koncert akustik "Si në shtëpi" i Dina Jasharit.
- Post By Besnik Shuki
- 08:16, 14 dhjetor, 2023

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Në Sallon 19:19 sonte nga ora 20 do të mbahet koncert akustik "Si në shtëpi" i Dina Jasharit.
Jashari është kantautore dhe producente, e cila deri tani ka shkruar pesë këngë.
Në vitin 2022 e ka fituar çmimin "Millan Mlladenoviq".
Hyrja është falas, ndërsa ngjarja është pjesë e ofertës kulturore të Qytetit të Shkupit - Kryeqendra evropiane e kulturës 2028. bsh/
Foto: QIK