• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata

Shkup, 19 shtator 2024 (MA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvilohet pa pengesa, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e jonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim me kujdes të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR