Komunikacioni në rrugën magjistrale Shkup-VK Bllacë është devijuar në të dy drejtimet për shkak të zjarrit
- Komunikacioni në rrugën magjistrale Shkup-VK Bllacë është devijuar në të dy drejtimet për shkak të paraqitjes së zjarrit në segmentin përgjatë PB Dizel, përballë bazës së "Granit"-it, informon LAMM.
- Post By Sara Ademi
- 15:06, 9 korrik, 2025
Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugën magjistrale Shkup-VK Bllacë është devijuar në të dy drejtimet për shkak të paraqitjes së zjarrit në segmentin përgjatë PB Dizel, përballë bazës së "Granit"-it, informon LAMM.
Sipas të dhënave të QMK-së, deri në orën 13:00 janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat aktive janë dhjetë. Tre zjarre aktive janë në Makedonski Brod, mes f. Creshnevo, f. Lokvica dhe f. Slatin (degradohet pylli i lisave dhe shkurreve), në f. Samokov (digjet material i djegshëm i lehtë) dhe në f. Ramne (vegjetacioni i ulët, zgjerohet nga fabrika Samokov), dy në Kavadar: f. Krushevica (vegjetacioni i ulët) dhe f. Krnjevo (vegjetacioni i ulët) dhe nga një në Çashkë: nën Solunska glava, midis vendeve të quajtura Burimet e Babunës dhe Babina Dupka, ku nuk ka flakë aktive, vetëm tym në një pjesë shkëmbore (zjarr pyjor), Çuçer Sandevë: midis fshatrave Bllacë dhe Çuçer (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët). Komuna e Dojranit: f. Nikoliç (pylli me kërcell të ulët), Veles: lagjja Reçan (bari i thatë) dhe në Shuto Orizare (deponia). sa/
Foto: MIA