• e diel, 22 dhjetor 2024

Komuna Qendër nesër fillon me pastrimin nga mbeturinat në dhe jashtë kontejnerëve

Komuna Qendër nesër fillon me pastrimin nga mbeturinat në dhe jashtë kontejnerëve

Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - Komuna Qendër kumtoi se prej nesër fillon me pastrimin e mbeturinave në dhe jashtë kontejnerëve. Siç paralajmëroi kryetari i komunës, Goran Gerasimovski, me punë nesër në mëngjes fillojnë pothuajse të gjithë punëtorët e higjienës nga shërbimi komunal në NP "POC" dhe një pjesë e administratës komunale.

Në terren do të përdoret i tërë mekanizimi në pronësi të ndërmarrjes si dhe pajisjes shtesë për grumbullimin e mbeturinave.

Gerasimovski i bëri thirrje Qytetit të Shkupit urgjentisht t'i zgjidhë problemet në ndërmarrjen publike dhe të fillojë me pastrimin e qytetit. Qytetarët, siç theksoi, nuk duhet të jenë viktima të menaxhimit të keq nëq ytet, rreziku për shëndetin e qytetarëve është i madh.

Nga Komuna Qendër kumtuan se dje alarmuan për gjetjen e zgjidhjes së shpejtë për mospastrimin e kontejnerëve për shkak tpë protestës së NP "Higjiena komunale" në Shkup, prej se një numër i madh i qytetarëve u ankuan për papastërti dhe kundërmim nga kotnejnerët e stërmbushur në bulevarde dhe rrugë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR