• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës njoftoi se do të asgjësohen brejtësit me mjete kimike, qytetarët të kenë kujdes

Komuna e Tetovës njoftoi se do të asgjësohen brejtësit me mjete kimike, qytetarët të kenë kujdes

Tetovë, 19 shtator 2023 (MIA) - Komuna e Tetovës informon se në tri ditët e ardhshme do të bëhet asgjësimi i brejtësve me përdorimin e mjeteve kimike dhe për këtë i lusin qytetarët që të kenë kujdes dhe t'i ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

"Në datat 20, 21 dhe 22 shtator 2023 (e mërkurë, e enjte dhe e premte) Prontto SH.P.KPV në bashkëpunim me Komunën e Tetovës do të bëjë deratizim të planifikuar për territorin e Qytetit të Tetovës për asgjësimin e brejtësve. Trajtimi do të bëhet në prani të përfaqësuesve të Komunës së Tetovës dhe me ndihmën e punëtorëve nga NPK Tetovë NJ.P. 'Ujësjellësi dhe Kanalizimi', të cilët do të kenë përgjegjësinë për hapjen dhe mbylljen e puseteve, si dhe për të siguruar trajtimin e duhur të tyre. Kërkojmë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet dhe masat mbrojtëse të dhëna nga autoritetet, për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e tyre, si dhe sigurinë e kafshëve të tyre", informojnë nga Komuna e Tetovës.
 
Deratizimi do të kryhet nga ora 9:00 deri në 16:30, vetëm në kushte të favorshme atmosferike.

"Nëse rastësisht moti është me shi ose me erë të fortë, procesi i deratizimit do të shtyhet për një ditë tjetër me kushte të favorshme moti. Pas një plani të përgatitur paraprakisht për dinamikën e aktiviteteve dhe specifikimin teknik, do të vizitohen lokacionet e përcaktuara në kërkesën për mbledhjen e ofertave", thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR