• e martë, 26 nëntor 2024

Komuna e Tetovës mohon se janë shpenzuar 211 mijë euro për shpenzime udhëtimi dhe ditore

Komuna e Tetovës mohon se janë shpenzuar 211 mijë euro për shpenzime udhëtimi dhe ditore

Tetovë, 30 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi mbajti konferencë për media në të cilën i mohoi të dhënat e publikuara në analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike - IDEA.

Sipas analizës "Udhëtimet dhe shpenzimet ditore" të IDEA, për udhëtime dhe shpenzime ditore gjatë vitit 2022, Komuna e Tetovës ka shpenzuar gjithsej 211.031 euro. Nga ana tjetër, Durmishi tha se shuma është 11. 209 euro.

"Me qëllim të qartësimit të situatës dhe për të përgënjeshtruar analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike - IDEA, Komuna e Tetovës bën të ditur shifrat e shpenzimeve për vitin 2022 dhe 2023. Udhëtimet brenda dhe jashtë vendit për kryetarin, administratën, kryetarin e këshillit të komunës dhe këshilltarët kanë kushtuar në total 11,209 euro. Kjo shifër është paraparë në buxhetin e vitit 2022 dhe përfshin të gjitha shpenzimet e udhëtimit për përfaqësuesit e komunës", theksoi Besar Durmishi.

Ai sqaroi se udhëtimet brenda dhe jashtë vendit për kryetarin, administratën, kryetarin e këshillit të komunës dhe këshilltarët kanë kushtuar në total 11,209 euro. Kjo shifër është paraparë në buxhetin e vitit 2022 dhe përfshin të gjitha shpenzimet e udhëtimit për përfaqësuesit e komunës.

"Në lidhje me shkollat e mesme dhe fillore, shpenzimet kanë arritur në një shumë totale prej 320,733 euro. Shkollat e mesme kanë shpenzuar 266,826 euro, ndërsa shkollat fillore janë mbështetur me 53,907 euro, të gjitha nga programi Erasmus i Bashkimit Evropian. Rëndësia e këtyre fondeve vjen nga dedikimi i tyre në formën e dotacioneve, të cilat nuk përfshihen në buxhetin e përgjithshëm të Komunës së Tetovës.

Për vitin 2023, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shpenzuar gjithsej 5900 euro, shpenzimet e këshillit të Komunës së Tetovës janë 1317 euro, ndërsa administrata ka harxhuar gjithsej 11.800 euro.

"Kjo shumë përfshin edhe trajnimet e zjarrëfikësve në Angli dhe trajnimin e disa administratorëve për projektin e digjitalizimit në Kroaci. Me këtë transparencë, Komuna e Tetovës shpreh zotimin e saj për të mbajtur një komunikim të hapur dhe të ndershëm me qytetarët dhe mediat", theksoi Durmishi. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR