• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komuna e Tetovës dëshiron me partneritet privat të ndërtojë objekt të ri komunal dhe pishinë të hapur

Komuna e Tetovës dëshiron me partneritet privat të ndërtojë objekt të ri komunal dhe pishinë të hapur

Tetovë, 14 korrik 2023 (MIA) - Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme të 17-të e autorizoi kryetarin Bilall Kasami të fillojë procedurë me të cilën do të përpunohet studimi fizibiliti për ndërtimin e objektit të ri për nevojat e vetëqeverisjes lokale dhe bazenit të hapur të ri.

Është paraparë të shqyrtohet mundësia për partneritet publiko-privat, përkatësisht kompania private t'i ndërtojë dy objektet.

"Përmes partneritetit privato-publik do të shihet mundësia për ndërtim të objektit të ri në vend të barakave afër ndërtesës së komunës, ku tani funksionon inspektorati komunal. Do të mënjanohen barakat dhe do të bëhet objekti i ri. Ai objekt do të shfrytëzohet nga shërbimet për zyre dhe për nevoja të komunës, do të jetë në funksion të qytetarëve", deklaroi Besar Durmishi, kryetar i Këshillit.

Pishina e hapur është paraparë të ndërtohet afër pishinës tashmë të ndërtuar në Qendrën rekreative-sportive në Tetovë.

Këshilli e pranoi edhe programin vjetor të Këshillit komunal për preventivë të delikuencës së të miturve.

Radica Perinska, punonjëse sociale nga Qendra pë punë sociale Tetovë, e cila është pjesë e Këshillit, arsyetoi se shumica e institucioneve të cilat janë të përfshira dhe kanë bashkëpunim mes sektorëve, do të kenë aktivitete me qëllim që të parandalohet fëmijët të vijnë në përplasje me ligjin.

"Si masa dhe aktivitete planifikojmë dhe tashmë filluam me njohjen e drejtorëve të shkollave të mesme, njohjen e ekipit profesional i cili ka punuar në shkollë, si dhe kujdestarët e klasave, në mëynrë preventive të veprohet dhe në njëfarë mënyre tashmë të mos ketë fëmijë në përplasje me ligjin dhe fëmijë në rrezik", theksoi Perinska.

Me vendim të Këshillit u votuan ndryshimet në statutin e Ndërmarrjes publike komunale për transport publik. ab/

Foto МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR