• e mërkurë, 01 janar 2025

Komuna e Gostivarit do të ndajë 6.000 denarë për çdo fëmijë të porsalindur

Komuna e Gostivarit do të ndajë 6.000 denarë për çdo fëmijë të porsalindur

Gostivar, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Këshilli i Komunës së Gostivarit, me 20 vota "për", sot  miratoi Propozimin për dhënien e 6.000 denarëve për fëmijët e posalindur në Gostivar.

Ky vendim, njofton Komuna e Gostivarit, në Këshillin e Komunës vjen me propozim të kryetarit, Valbon Limani, i cili personalisht e propozoi në seancën e fundit të Këshillit, kurse e paralajmëroi ditë më herët.

Kjo mbështetje financiare për familjet e porsalindura mund të lehtësojë disi shpenzimet fillestare dhe tregon përkushtimin e komunës ndaj politikës sociale dhe familjeve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR