Kompletohen planet kadastrale digjitale në të gjithë territorin e shtetit
- Kompletohen planet kadastrale digjitale në shtet pasi në bazën qendrore janë futur të dhënat për komunën e fundit kadastrale - K. K. Tetovë 2 dhe është krijuar një platformë e sistemit të informacionit gjeografik të bazuar në internet (WEB GIS).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:38, 10 maj, 2024
Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Kompletohen planet kadastrale digjitale në shtet pasi në bazën qendrore janë futur të dhënat për komunën e fundit kadastrale - K. K. Tetovë 2 dhe është krijuar një platformë e sistemit të informacionit gjeografik të bazuar në internet (WEB GIS).
Agjencia për Kadastër të Patundshmërive informon se me këtë platformë bëhet shkëmbimi dhe shpërndarja e të dhënave dhe kjo mundëson mbulim të plotë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me grupe bazë të të dhënave hapësinore digjitale. Gjithashtu, thekson AKP, kjo mundëson zhvillimin e politikave shtesë për strategjinë Kombëtare të Infrastrukturës së të Dhënave Hapësinore dhe do të ndihmojë në përmbushjen e kushteve dhe kritereve të direktivës INSPIRE të Bashkimit Evropian.
"Digjitalizimi i planeve kadastrale paraqet një proces të harmonizimit të grafikës me bazën e të dhënave alfa-numerike dhe pastrimit të gabimeve teknike që janë rezultat i mbajtjes së kadastrës së paluatjshmërive në dy baza të veçanta të të dhënave", thekson AKP në publikimin në faqen e saj të internetit.
Qëllimi përfundimtar i projektit të digjitalizimit ishte integrimi i bazës së të dhënave grafike të planeve kadastrale digjitale me bazën alfa-numerike në një bazë të të dhënave të vetme të centralizuara për të gjitha komunat kadastrale në shtet.
"Si përfundim i këtij procesi afatgjatë dhe të komplikuar të dixhitalizimit të planeve kadastrale në të gjithë territorin e vendit, më datë 16.04.2024, të dhënat për komunën e fundit kadastrale – K.K. Tetovë 2. Tashmë edhe nga kjo komunë kadastrale do të mundësohet sigurimi i të dhënave, si ekstrakt nga plani kadastral dhe lista pronësore, përmes faqes së Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive, në seksionin e gjeoportalit të shpërndarjes OSSP", thekson Kadastra në publikimin në faqen e saj të internetit.
Foto: AKP