• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kompania turke "Shahterm" do të investojë 70 milionë euro në kapacitet të ri në ZZHTI Shkup

Kompania turke

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Kompania turke "Shahterm" do të investojë 70 milionë euro në ndërtimin e kapacitetit të ri prodhues në ZZHTI Shkup. Vendimi për investim është arritur në takimin në Bursa, Republika e Turqisë, mes drejtorit të ZZHTI-së, Jovan Despotovski dhe menaxherit të prëjgithshëm të kompanisë, Faruk Shahin.

"Me vendimin e sotëm, 'Shahterm' bëhet anëtarja e re e familjes së ZZHTI-së. Bisedimet, posaçërisht ky raundi i ri nuk ishin aspak të lehta. Por, ajo që është me rëndësi në fund është vendimi i kompanisë të investojë në Maqedoni dhe të kemi 1.000 vende të reja të punës për bashkëqytetarët tanë", deklaroi Despotovski gjatë kumtimit të vendimit në selinë e kompanisë.

Ai shprehi falënderim për të gjitha institucionet, si dhe Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara për mbështetjen gjatë bisedimeve me kompaninë.

"Suksesi i sotëm është sukses edhe për ekipin profesional nga Drejtoria për ZZHTI, të cilët në kohë jashtëzakonisht të shkurtë arritën t'i njohin kërkesat dhe nevojat tona kyçe, që e mundësoi edhe këtë vendim sot. Vazhdojmë të rritemi së bashku", theksoi Shahin, menaxheri i përjgithshëm i "Shahterm".

Kompania do të fillojë me realizimin e investimit në vitin 2024 dhe në 10 vitet e ardhshme është planifikuar hapja e mbi 1.000 vendeve tër reja të punës. "Shahterm" ka mbi 40 vite përvojë në dizajn  dhe prodhim të sistemeve për ngrohje për teknikën e bardhë dhe aparatet për amvisëri. Për momentin, "Shahterm" është pjesë e pesë kompanive kryesore në këtë veprimtari në nivel global, me më shumë se gjysmën e prodhimit vjetor  dedikaur për tregjet jashtë Turqisë. Lista e klientëve është e përbërë nga prodhues të njohur botërorë të teknikës së bardhë dhe aparateve pë amvisëri si "Virpul", "Amika", "Gorenje", "Beko" dhe "Kendi".

Investimi i i do të përfshijë edhe qendër për hulumtim dhe zhvillim, ndërsa do të prezantojë kapacitetin e ri prodhues të kompanisë "Shahterm" jashtë Republikës së Turqisë.

Me arritjen e kësaj marrëvehsje, prej fillimit të këtij viti në ZZHTI është siguruar vëllim i përjgithshëm i investimeve të reja prej mbi 450 milionë eurove, të cialt sjellin mbi 7.000 vende të reja të punës. ab/

Foto:  ZZHTI Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR