Kompania japoneze planifikon ndërtimin e reaktorit të ri bërthamor pas Fukushimës
- Kompania "Kansai Elektrik Pauer" (Kansai Electric Power) sot kumtoi se planifikon të fillojë hulumtimin gjeologjik për ndërtimin e reaktorit të ri bërthamor në termocentralin e saj Mihama në bregdetin japonez.
- Post By Ramize Qamili
- 09:54, 22 korrik, 2025
Osakë, 22 korrik 2025 (MIA) - Kompania "Kansai Elektrik Pauer" (Kansai Electric Power) sot kumtoi se planifikon të fillojë hulumtimin gjeologjik për ndërtimin e reaktorit të ri bërthamor në termocentralin e saj Mihama në bregdetin japonez.
Kjo do të paraqiste reaktorin e parë të ri në Japoni pas katastrofës bërthamore në Fukushima në vitin 2011.
Për momentin, blloku i tretë është i vetmi reaktor në funksion në termocentralit Mihama, ndërsa dy blloqet e tjera janë para deaktivizimit.
Nga ndërtimi i bllokut të tretë në termocentralin Tomari, i cili filloi me punë në vitin 2009, në Japoni nuk është ndërtuar asnjë reaktor i ri bërthamor. rq/bsh/
Foto: arkivi i EPA-s