• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komiteti politik i APKE-së e miratoi rekomandimin e Dora Bakojanit për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës

Komiteti politik i APKE-së e miratoi rekomandimin e Dora Bakojanit për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës

Bruksel, 27 mars 2024 (MIA) - Komiteti politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, gjatë kohës së takimit në Paris, me 31 vota "për", katër "kundër" dhe një të përmbajtur e miratoi mendimin e Dora Bakojanit, me të cilin rekomandohet anëtarësim i Kosovës në Këshillin e Evropës. 

Në profilin e Asamblesë Parlamentare të KE-së në rrjetin social X bëhet e ditur se më 18 prill do të mbahet debat plenar, pas çka e gjithë asambleja do të votojë për mendim statutar. 

Për vendimin votuan 31 përfaqësues, ndërsa kundër vendimit ishin përfaqësueset e Malit të Zi dhe BeH, Maja Vukiqeviq dhe Snexhana Novakoviq, si dhe dy përfaqësuese të Serbisë, Biljana Pantiq dhe Pila dhe Dunja Simonoviq Bratiq. 

Përfaqësuesi i Greqisë në atë komitet politik ishte i përmbajtur. 

Votimit për këtë çështje i parapriu raporti i raportueses në APKE për Kosovën, Dora Bakojani, e cila kërkoi nga Prishtina të përmbushë tre kushte, në mesin e të cilave edhe kthimin e pasurisë manastirit Deçan i Epërm. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR